By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OKB shënon 75-vjetorin e Konventës për Refugjatët: “Mbajeni gjallë këtë premtim”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > OKB shënon 75-vjetorin e Konventës për Refugjatët: “Mbajeni gjallë këtë premtim”
Bota

OKB shënon 75-vjetorin e Konventës për Refugjatët: “Mbajeni gjallë këtë premtim”

admin
Last updated: 28/07/2026 14:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjenevë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka shënuar sot 75-vjetorin e miratimit të Konventës së vitit 1951 për Statusin e Refugjatëve, dhe bëri thirrje për solidaritet përmes një deklarate të nënshkruar nga aktivistë dhe personalitete të njohura nga e gjithë bota.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Barham Salih tha se kjo konventë ka shpëtuar miliona jetë gjatë 75 viteve të fundit.

“Ajo prek thelbin e humanizmit tonë të përbashkët. Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, bota bëri një premtim për të mbrojtur njerëzit, që detyrohen të largohen nga vendet e tyre. Sot, përgjegjësia jonë është ta mbajmë gjallë këtë premtim për të gjitha brezat që do të vijnë”, u shpreh ai.

Konventa, e hartuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përcakton se çdo person, pavarësisht se kush është apo nga cili vend vjen, ka të drejtë të kërkojë dhe të gëzojë mbrojtje kur përndiqet ose rrezikohet në vendin e tij.

Me rastin e 75-vjetorit, UNHCR ka nisur nismën “The Promise” (Premtimi), një deklaratë publike solidariteti.

Ndër nënshkruesit e parë janë udhëheqës fetarë, fitues të Çmimit Nobel, artistë, sportistë, drejtues biznesesh, përfaqësues të refugjatëve dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut. Mes tyre janë Malala Yousafzai, Angelina Jolie dhe Antonio Rüdiger.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 41 milionë refugjatë në mbarë botën, vazhdojnë të jenë të zhvendosur me forcë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhunës ose përndjekjes.

Salih theksoi se Konventa nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e refugjatëve, por edhe me gjetjen e zgjidhjeve afatgjata.

“Duhet të veprojmë së bashku që, në fazat e para të zhvendosjes, në mënyrë që refugjatët të mos mbeten për vite të tëra pa zgjidhje. Duhet të mbështesim vendet dhe komunitetet pritëse, të krijojmë më shumë mundësi për refugjatët dhe të sigurojmë kushtet, që ata të mund të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre ose të gjejnë zgjidhje të tjera të qëndrueshme”, tha ai.

You Might Also Like

Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

Viktima dhe dëme materiale pas tërmetit 7,1 ballë Rihter

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt Konsullatës Amerikane në Toronto

Çështja e “mbikapacitetit”, temë e nxehtë midis Kinës dhe SHBA-së

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BM inkurajon nxënësit të zgjedhin arsimin profesional në vend të universitetit
Next Article Në dy kontrolle policia e Kumanovës gjeti drogë dhe armë, arrestohen tre persona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?