By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Gjuha shqipe është një nga elementët më të rëndësishëm të Marrëveshjes kornizë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Gjuha shqipe është një nga elementët më të rëndësishëm të Marrëveshjes kornizë
Maqedoni

Osmani: Gjuha shqipe është një nga elementët më të rëndësishëm të Marrëveshjes kornizë

admin
Last updated: 22/11/2024 14:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Njëzëri të dërgojmë mesazh se gjuha shqipe është vija që nuk duhet kaluar, në këto beteja politike për shpërbërjen e Marrëveshjes Kornizë. Këtë e ka nënvizuar Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili është një nga pjesëmarrësit në debatin “Shqipja gjuhë zytrare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”.

Ngjarja është me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe, organizuar nga Qendra  Analitike Hulumtuese e Bashkimit Demokratik për Integrim “Abdilaqim Ademi”.

“Ngjarja e sotme është domethënëse, para së gjithash, sepse zhvillohet në një përvjetor të rëndësishëm, Ditën e Alfabetit të Gjuhës shqipe. Megjithatë, ne besojmë se kjo ditë e rëndësishme nuk duhet kushtuar vetëm nga konteksti historik, por edhe nga aspekti i sfidave me të cilat përballet sot gjuha shqipe. Dhe, sidomos për faktin se zyrtariteti i gjuhës sfidohet përmes nismave të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese nga politikanët dhe partitë politike. Ne konsiderojmë se gjuha zyrtare shqipe është një nga elementët më të rëndësishëm të Marrëveshjes Kornizë”, tha Osmani.

Osmani vlerësoi se Marrëveshja Kornizë është marrëveshja më e suksesshme paqësore në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo është shtylla e kohezionit, e harmonisë ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne dëshirojmë që nga këtu, nga një panel multietnik, të japim njëzëri mesazhin se gjuha shqipe është vija që nuk duhet të kalohet në këto beteja politike për shpërbërjen e Marrëveshjes Kornizë”, shtoi Osmani.

Siç është paralajmëruar, debati do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet aktuale me të cilat përballet Marrëveshja paqësore e Ohrit, rëndësia e saj për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit tonë, si dhe hapat e ardhshëm për ruajtjen dhe përmirësimin e saj.

Përveç Osmanit, në panel do të flasin edhe Nikica Korubin ish-deputete dhe analiste politike, Agim Nuhiu, profesor universitar Agim Nuhiu, si dhe Ivon Veliçkovski, lider politik i Lëvizjes për Republikën e Re.

Sipas organizatorit, kjo është një temë kyçe për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut. 

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Urimi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Next Article Mickoski: Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, ato janë të drejta themelore dhe instrumente për transformimin e shoqërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?