By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Mediat nacionale maqedonase po bojkotojnë punën e kryeministrit të parë shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Mediat nacionale maqedonase po bojkotojnë punën e kryeministrit të parë shqiptar
Maqedoni

Osmani: Mediat nacionale maqedonase po bojkotojnë punën e kryeministrit të parë shqiptar

admin
Last updated: 11/02/2024 21:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka akuzuar se mediat nacionale terestriale maqedonase janë duke bojkotuar punën e kryeministrit të parë shqiptar. Osmani, thotë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti, mediat nacionale terestriale maqedonase bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, madje që nga dita e emërimit të tij. Bojkotojnë edhe aktivitetet e ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë!
Për më tepër, nga të njëjtat, jemi dëshmitarë edhe të një fushate agresive, nga qendra të ndryshme të vendosjes, edhe kundër Kryetarit Ali Ahmeti.
Së fundmi, përmes liderit të VMRO-DPMNE-së, kanë futur në këtë valle edhe Presidentin serb, Vuçiq.
Dy janë objektivat e kësaj fushate të sinkronizuar antishqiptare:
1. Hakmarrja ndaj Ali Ahmetit për luftën e 2001-shit dhe barazinë që solli ajo;
2. ⁠Dobësimi i një dore të fuqishme shqiptare dhe zëvendësimi i saj me derivate që mbetën jashtë nga procesi i lustrimit dhe reformimit të BDI-së.
Përtej kësaj, ⁠në këto kohëra të vështira, kur vatra e luftës është disa qindra kilometra larg nesh, shqiptarët nuk kanë lejuar e as që do të lejojnë që figura të dyshimta kombëtare dhe ideologjike të rrezikojnë të ardhmen tonë.
Goditjen, njëherë e mirë, do ta marrin në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa mediave nacionale terestriale që bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, të ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë le t’u “shpërbejë” për nder gjithë ky zell në degradimin e misionit që kanë!”, shkruajti Bujar Osmani.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gostivar, Taravari pret në takim me liderët e opozitës shqiptare (Video)
Next Article Pollozhani komenton deklaratën e Vuçiqit: Bandat politike në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?