By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacers vazhdojnë me befasi, ngritin epërsinë në 2-0 ndaj Cavaliers – GSW merr fitore ndaj Minnesotas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pacers vazhdojnë me befasi, ngritin epërsinë në 2-0 ndaj Cavaliers – GSW merr fitore ndaj Minnesotas
Sport

Pacers vazhdojnë me befasi, ngritin epërsinë në 2-0 ndaj Cavaliers – GSW merr fitore ndaj Minnesotas

admin
Last updated: 07/05/2025 09:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Indiana Pacers ka marrë një epërsi 2-0 në serinë çerekfinale të Play-Off-it të NBA-së kundër Cleveland Cavaliers, pasi fituan një ndeshje dramatike si mysafirë me rezultat 120:119.

Cleveland e nisi fuqishëm ndeshjen, duke ndërtuar një epërsi prej 18 pikësh dhe duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh të thellë, 32:15. Megjithatë, Pacers reaguan në pjesën e dytë dhe ngushtuan diferencën, duke shkuar në pushim me vetëm 11 pikë disavantazh.

Në çerekun e tretë, Cavaliers arritën ta ruajnë dhe madje ta zgjerojnë avantazhin, por fundi i ndeshjes i takoi plotësisht Pacers. Në minutën e fundit, ata realizuan një seri vendimtare prej tetë pikësh.

Koshin e fitores e shënoi Tyrese Haliburton me një treshe spektakolare: pas një gjuajtjeje të lirë të humbur, ai siguroi topin në kërcim ofensivë, depërtoi me driblim dhe realizoi gjuajtjen vendimtare nga distanca.

Aaron Nesmith dhe Myles Turner ishin më të mirët për Pacers, me nga 23 pikë secili. Në anën tjetër, 48 pikët e jashtëzakonshme të Donovan Mitchell për Cavaliers nuk mjaftuan për fitore.

Seria tani zhvendoset në Indianapolis për ndeshjen e tretë, e cila është planifikuar të luhet të shtunën.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër çerekfinale të mbrëmjes, Minnesota Timberwolves u mposhtën nga Golden State Warriors me rezultat 99:88, me GSW që merr avantazhin 0-1 dhe epërsinë e terrenit vendas.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Më shumë shi në Krushevë, sot mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
Next Article Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?