By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes
Maqedoni

Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes

admin
Last updated: 07/05/2025 09:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë  drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se  pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik.

Ahmeti tha në një intervistë për Ekonomia Online  se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.

“Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

“Kosova ka aq energji  që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.

Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe pozita, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.

“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha për EO, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacers vazhdojnë me befasi, ngritin epërsinë në 2-0 ndaj Cavaliers – GSW merr fitore ndaj Minnesotas
Next Article Giro d’Italia, rrugët ku devijohet trafiku të premten e 9 majit në Durrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?