By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientët ankohen për mungesë të insulinës “Ryzodeg”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacientët ankohen për mungesë të insulinës “Ryzodeg”
Maqedoni

Pacientët ankohen për mungesë të insulinës “Ryzodeg”

admin
Last updated: 03/02/2024 17:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Çdo fillim muaji është kthyer në makth për pacientët me sëmundje të diabetit. Ata, të cilët e kanë patjetër të marrin insulinë rregullisht, po ballafaqohen me mungesë të llojit të insulinës “Ryzodeg”. Në mungesë të saj, endokrinologët detyrohet tu japin insulinë zëvendësuese, por që pacientët refuzojnë ta marrin, pasi që thonë se nuk u ndihmon fare, madje ju shkakton kundër efekt.

“Ryzodeg nuk kemi, nëse doni të prishni deri të hënën nëse keni diçka rezervë, ose të ju japim zëvendësim ‘NovoMiks. Unë deri të hënën kam edhe një dozë! Të shohim çfarë do të dërgojnë dhe a do të ketë diçka për muajin shkurt nga Shkupi. Nuk do të marr zëvendësim. E di por nuk varet prej neve. Unë përdora zëvendësim por nuk ka efekt.”

Në Spitalin e Kumanovës, gjatë dy ditëve të para të muajit shkurt janë kthyer dhjetëra pacientë pa marr insulinën “Ryzodeg” dhe shprehen mjaftë të indinjuar pasi thonë se me insulinën tjetër kanë reaksione alergjie. Sipas pacientëve insulina zëvendësuese nuk rregullon si duhet nivelin e glukozës në gjak.

“Kjo insulina zëvendësuese a të bën problem? Po, më bën! Çka? Nuk më rregullon sheqerin, më parë atë që e përdorja më ndihmonte dhe e mbaja nën kontrolle, kurse tani dyfish më i lartë 12-13, a e kisha 5-6”, tha një paciente.

Nga Shoqata e pacientëve “Diabetes” thonë se është shqetësuese të luhet me shëndetin e pacientëve. Ata dyshojnë se ka keqpërdorime në tenderët e insulinës ngaqë zëvendësimi i saj është nga një vend tjetër evropian dhe blihet me çmim shumë më të lirë se sa Ryzodeg. Dime Velev tha se që nga e hëna do të ia mësyjnë dyerve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Barnave MALMED.

“Me urgjencë të denoncojnë në MALMED dhe të shohim se çfarë do të thotë Agjencia e Barnave. Duhet patjetër ta ndjekim si çështje. Kjo është tragjedi, ne nuk jemi as për politikë as për biznes, ne jemi njerëz që duhet të jetojmë”, u shpreh Dime Velev, Shoqata e pacientëve “Diabetes”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kompania furnizuese që ka marr tenderin i ka informuar që nuk ka sasi të mjaftueshme të insulinës Ryzodeg ndër më bashkëkohoret e prodhuar në vendet e Skandinavisë.

“Lidhur me llojin e insulinës që keni pyetur, kumtojmë që ka mungesë në nivel global. Ngaqë furnizohet me sasi të ulëta në Maqedoninë e Veriut, rekomandojmë që pacientët të marrin insulinë tjetër zëvendësuese sepse sasitë e arritura tani më janë shpërndarë nëpër spitale”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 116 mijë pacientë në mbarë vendin janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve 5,000 pacientë janë të kategorizuar me diabetin e tipit 1, kurse rreth 4400 janë duke u trajtuar me insulinë të llojeve të ndryshme. Të gjithë pacientët domosdoshmërish trajtohen edhe me ilaçe. 

You Might Also Like

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve

Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani dënon sulmet e SHBA-së ndaj objektivave në Irak, Siri dhe Jemen
Next Article Erdoğan në Hatay u dorëzoi çelësat e banesave qytetarëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?