By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientja denoncon për ngacmim doktorin Isa Muça në Toksikologji, ai mohon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Pacientja denoncon për ngacmim doktorin Isa Muça në Toksikologji, ai mohon
Kronika

Pacientja denoncon për ngacmim doktorin Isa Muça në Toksikologji, ai mohon

admin
Last updated: 11/05/2025 14:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Doktor Isa Muça nga Klinika e Toksikologjisë është denoncuar mbrëmë për ngacmim seksual nga një vajzë e mitur, paciente në klinikë, përmes të fejuarit të saj, mëson “Sloboden Peçat”. Policia ka ardhur në klinikë dhe të gjithë të pranishmit kanë dhënë deklarata.

Nga MPB për konfirmojnë se dje në ora 21:20 në SPB Shkup, një e mitur nga rajoni i Vinicës, e shtruar në Klinikë, ka raportuar se rreth orës 21:00 në tualetin e spitalit është prekur në pjesë të trupit nga një mjek i klinikës. MPB thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Doktor Muça e mohon akuzën dhe për “Sloboden Peçat” deklaron:

“Pacientja po jep informacione të rreme. Ka kamera, le të shikojnë. Nuk ka kurrfarë të vërtete në atë që deklaron. Është ndikuar nga dikush, ndoshta nën ndikim të diçkaje. Nuk është as vetë ajo që ka denoncuar, por dikush që paraqitet si i fejuari i saj. Mbrëmë erdhi policia në klinikë dhe dhamë deklarata. Më përpiqen të më montojnë rast, por për fat ekziston prania e një specializanteje dhe një infermiere gjatë ekzaminimit – ato dëshmojnë siç ka ndodhur realisht. Nuk ka pasur asnjë sjellje të papërshtatshme nga ana ime. Egzistojnë dëshmitë. Ajo më akuzon se e kam keqpërdorur gjatë ekzaminimit, se nuk e kam ekzaminuar siç duhet. Kjo është e tmerrshme. Unë punoj 13 vjet, nuk kam pasur kurrë diçka të tillë. Pacientja kishte intoksikim nga gëlltitja e një lënde korrozive dhe ishte pranuar në ndërrimin e mëparshëm, jo gjatë ndërrimit tim. Kur më thirrën se ishte në gjendje të shqetësuar, unë me ekipin u ngjitëm lart dhe i dhamë terapi. Nuk jam çmendur të bëj diçka të tillë,” tha doktor Muça.

You Might Also Like

88-vjeçari nga Struga mashtrohet për 300 mijë denarë – i premtuan shpërblim, por i lanë një çantë bosh

Gendet një trup i pajetë në kanal

Përleshje në ‘Qendër’ të Shkupit, policia arreston 14 persona – 6 prej tyre të mitur

Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës

Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aida Doçi nënë për herë të dytë
Next Article Tërheqi zvarrë me veturë qenin në Kriva Pallankë, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?