By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Palevski sërish kërkon përjashtimin e prokurorëve nga rasti i vrasjes së Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Palevski sërish kërkon përjashtimin e prokurorëve nga rasti i vrasjes së Vanjës dhe Pançes
Maqedoni

Palevski sërish kërkon përjashtimin e prokurorëve nga rasti i vrasjes së Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 14/02/2025 13:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Lupço Palevski Palço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, në fillim të gjykimit të sotëm kërkoi përjashtimin e prokurorëve publikë nga procesi, Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrievska dhe kreun e PTHP-së Shkup Gavril Bubevski.

Arsyet pse Palevski kërkon përjashtim janë, siç tha ai, shpërdorimi i pushtetit dhe paanshmëria.

“Rrethanë e re për përjashtimin e prokurorëve publikë është falsifikimi i të dhënave që të mund të përgatisin prova të falsifikuara me numër rendor 180, analizë telefonike nga 13.5.2024, me qëllim që dëshmitari i tyre Eroll Osmani të gënjejë nën betim në gjykatë”, tha Palço.

Ai pretendoi se në kohën kur dëshmitari pohoi se po riparonte një kaldajë, ai ishte drejtpërdrejt në një podkast.

Ai ka dorëzuar në gjykatë një raport nga Telekomi i Maqedonisë dhe stacionet bazë me gjithsej 120 faqe për periudhën nga 10 shtator 2023 deri më 10 dhjetor 2023, përmes të cilit ka treguar se nuk ka të dhëna për stacionet bazë për telefonin e tij.

“Pse vetëm të dhënat e mia kontestohen nga PTHP Shkup dhe pse PTHP Shkup i fshin dhe manipulon të dhënat”, tha ai.

Dëshmia më e rëndësishme që tregon pse stacionet e tij bazë u fshinë dhe manipuluan më 28 nëntor 2023, siç tha ai, është se pas podkast-it, në bllokimin më të madh të trafikut, ai ishte me një Fiat Doblo që shkonte drejt Autokomandës.

“Ka komunikim me vajzën time ku mund të shihni që në orën 14:55 minuta pas podkast-it dërgoj një mesazh duke thënë se jam 5 minuta vonë. Unë jam duke përdorur internetin 5G në këtë komunikim, kështu që nuk ekziston në raport”, shtoi ai.

Gjykimi vazhdoi me prezantimin e provave materiale të gjetura në vendin e vrasjes, si dhe raportet nga analizat e aparateve komunikuese të Palevskit.

Paraprakisht Prokuroria ka paraqitur video-materiale që tregojnë lëvizjen e mjeteve me të cilat u rrëmbye Vanja.

Në këtë rast janë akuzuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës, ata bashkërisht kishin planifikuar rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare në mënyrë që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të siguronte para për ryshfet. Ndërkaq, rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori i Velesit Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka
Next Article Hapet pika e rinovuar pediatrike në Poliklinikën Bita Pazar për fëmijët me sëmundje të lehta nën 14 vjeç

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?