By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka
Maqedoni

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

admin
Last updated: 14/02/2025 13:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Arben Taravari nga VLEN thekson se çështja e stemës shtetërore duhet të zgjidhet, por ajo të bëhet në një pako me çështjet tjera të hapura si himni shtetëror apo 20 përqindëshi në Kushtetutë.

“Këtë temë, nuk e kemi hapur ende, por ka plot tema të pahapura në këto 30 vitet e fundit në Maqedoni, unë mendoj se është momenti që t’i hapim disa çështje dhe t’i zgjidhim, njëherë për çdo herë. Unë mendoj se janë më shumë tema. Është fakt i pamohueshëm që stema dhe himni në shtetet post-socialiste dhe post-komuniste ndër të rrallat është Maqedonia ku nuk ka ndryshuar as himni e as stema. Kështu që, ne jemi të gatshëm, flas në emër të VLEN-it, t’i hapim këto biseda, por t’i zgjidhim në paket, disa çështje të pazgjidhura vite me radhë. Këtu nënkuptoj, himnin, stemën, 20% në Kushtetutë e plot tema tjera”, deklaroi Arben Taravari, VLEN.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, mbrëmë tha që nuk ka asnjë temë tabu, megjithatë ende nuk ka marrëveshje. Sipas tij, edhe ai, vlerëson se krahas marrëveshjes për stemën, duhet të zgjidhen edhe çështjet tjera të hapura.

“Nuk kemi marrëveshje, ndërkaq në parim bisedojmë për të gjitha çështjet e hapura. Është e dukshme dhe nuk mundet askush ta kontestojë se edhe stema edhe himni kanë origjinë prej kohës së komunizmit, nuk e pasqyrojnë siç duhet realitetin. Çështje e hapur është edhe çështja e gjuhës shqipe, i cili të gjithë e dimë se 20% është nënçmuese për komunitetin e dytë në shtet, por këto janë bisedime, nuk kemi marrëveshje. Ne jemi të përkushtuar që të zbatohet programi qeveritar i cili ka shtylla”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

LSDM-ja doli kundër ndryshimit të stemës shtetërore dhe himnit shtetëror. Kryetari Venko Filipçe, theksoi se një gjë të tillë do ta kundërshtojnë ashpër. Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht stemën shtetërore e quajti post-socialiste dhe pranoi se kjo çështje është hapur. Një nismë për ndryshim të stemës dështoi në vitin 2014 pavarësisht se BDI-ja bëri përpjekje t’u impononte shqiptarëve ndryshimin e stemës së Maqedonisë, sipas dëshirave të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin. Simboli i ri stemës do të ishte luani i verdhë i ngritur në dy këmbë, i cili ishte identik me logon e VMRO-së. Kjo, nuk ishte problem për partinë e atëhershme në pushtet, e cila, madje arsyetonte se luani ishte edhe simbol shqiptar dhe i përdorshëm nga Bashkia e Durrësit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare
Next Article Palevski sërish kërkon përjashtimin e prokurorëve nga rasti i vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?