By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panairi i Artizanateve në Tetovë mbledh mbi 40 ekspozues, shitësit: Puna e dorës vlerësohet shumë pak në vendin tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Panairi i Artizanateve në Tetovë mbledh mbi 40 ekspozues, shitësit: Puna e dorës vlerësohet shumë pak në vendin tonë
Maqedoni

Panairi i Artizanateve në Tetovë mbledh mbi 40 ekspozues, shitësit: Puna e dorës vlerësohet shumë pak në vendin tonë

admin
Last updated: 31/07/2026 19:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 31 korrik Zhurnal.mk – Për të tretin vit me radhë, rruga e artizanëve në Tetovë u mbush me ngjyra, punime dore dhe elemente tradicionale.

Rreth 40 shitës e prodhues nga vendi dhe rajoni i pranishëm i zbuluan produktet e tyre për qytetarët, me synim që të ruajnë traditën shumëvjeçare.

Pjesëmarrësit në panair shprehen të kënaqur me interesimin e qytetarëve. Disa prej tyre prej dekadash merren me përpunimin e ushqimeve tradicionale, duke depërtuar edhe në tregjet e huaja.

“Kemi traditë 22 vjeçare. Kemi turshi, ajvar me gjithë sasitë e tyre sipas Europës. Bëjmë shpërndarjen jashtë shtetit 70% të mallit, prodhim vendor. Gjithashtu kemi edhe keçapin. Keçapin e kemi… dhe kastravecët i prodhojmë vetë. Si në fushë, deri në prodhim final.”

Përveç ushqimit, panairi shërbeu edhe si hapësirë për promovimin e punës sociale dhe integrimit. Një pjesë e punimeve të ekspozuara u realizuan nga të rinjtë përmes terapisë së punës, me fokus te riciklimi.

“Siç mund të shikoni këtu, këtu ka mjete ose punime me materiale ricikluese. I japim prioritet riciklimit. Këto punime janë bërë në atelienë e qendrës nga një grup të rinjsh… mbi moshën 22 vjeç, 11 të rinj, të cilët zhvillojnë terapinë e punës aty në qendër dhe bëjnë punime të ndryshme.”

“Këto punëtore i bëj vetë, me shtiza ose me grep. Çorape, çanta, komplete, çorape për fëmijë… çdo gjë. Punime me dorë, me grep. Shumë edhe i blejnë. Por nuk vlerësohet shumë puna e dorës. Duan lirë, nuk e duan… sepse do kohë bëhet. Për shembull një palë çorape… me të pakën. Por gjithsesi ka klientë, shiten.”

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se qëllimi i këtij organizimi është rikthimi i identitetit të kësaj zone dhe ndihma ndaj artizanëve që pasionin ta kthejnë në ekonomi familjare.

“Në këtë panair këtë vit marrin pjesë mbi 40 ekspozues, njerëz të cilët merren me këtë profesion më shumë nga dëshira dhe dashuria që kanë për këtë profesion se sa nga aspekti komercial. Prandaj edhe ne mundohemi që përmes këtyre promovimeve të punimeve të tyre, t’u ndihmojmë që nga një dashuri për profesionin të bëhet edhe një biznes familjar”, tha Kasami.

Pavarësisht sfidave të tregut, Panairi i Artizanateve në Tetovë vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e sipërmarrjes vendore.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I arrestuari me duar të lidhura, u rrah pa masë nga dy policë
Next Article Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?