By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Paralizohet” Greqia! Sindikata e punonjësve në grevë, qeveria merr masat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Paralizohet” Greqia! Sindikata e punonjësve në grevë, qeveria merr masat
Bota

“Paralizohet” Greqia! Sindikata e punonjësve në grevë, qeveria merr masat

admin
Last updated: 20/11/2024 18:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Greqia është paralizuar sot për shkak të një greve të përgjithshme 24 orëshe, që kanë thirrur sindikata e punonjësve të sektorit privat GSEE dhe federata e nënpunësve të administratës shtetërore ADEDY.

Prej orës 10:30 të mëngjesit në qendër të Athinës, por edhe në qytetet e mëdha të vendit do të zhvillohen tubime proteste.

Mjetet e shërbimit publik do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa anijet do të mbeten të ankoruara në porte.

Në grevë marrin pjesë edhe mjekët e spitaleve shtetërore dhe stafi I tyre , sindikatat e mësuesve, ndërtuesit.,nënpunësit e bankave si dhe sindikalistë nga Federata Panhelene e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit.

Me synimin për pjesëmarrje masive në grevë, GSEE ka informuar në të gjithë Greqinë, qytetarët për kërkesat e punonjësve të sektorit privat, midis të cilave më kryesoret janë . rritja e pagave , marrja e masave të menjëhershme për të luftuar fitimet e jashtëligjshme nga rritja e pakontrolluar e çmimeve, riorganizimi i marrëdhënieve të punësimit , institucionalizimi i ligjit kolektiv të punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit.

Nga ana e saj, ADEDY pretendon për administratën publike rritjen e pagave reale, rivendosjen e pagës së 13-14, Kontratat Kolektive të Punës,heqjen e taksës 2% për ndihmën sociale, rregullimin e ligjit të tatim taksave, rritjen e kompensimit për profesionet e konsideruara të rrezikshme dhe të pashëndetshme, masa për shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës dhe shkollat, marrjen në punë të personelit të përhershëm, për të mbuluar mijëra vende vakante të organizmave shtetërore sidomos në fushën e Shëndetësisë, Arsimit dhe Sigurimeve Shoqërore”.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtori Elmazi: NOMAGAS ka mbyllur tenderin për zgjedhjen e kontraktuesit për gazsjellësin me Greqinë
Next Article Njëri nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes, ka ndryshuar deklaratën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?