By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas bashkëpunimit me Alibeajn, Dashamir Shehi i hapur për bashkim me parti të tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pas bashkëpunimit me Alibeajn, Dashamir Shehi i hapur për bashkim me parti të tjera
Shqipëri

Pas bashkëpunimit me Alibeajn, Dashamir Shehi i hapur për bashkim me parti të tjera

admin
Last updated: 21/01/2025 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se ka një interes të shtuar qytetar për koalicionin që ai po përpiqet të krijojë me Enkelejd Alibeajn (drejtues i ‘Djathtas 1912’) dhe parti të tjera.

Komentet Shehi i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se sa më i madh të jetë numri i votave që ky grupim i ri opozitar do të marrë, aq më e madhe është mundësia e realizimit të rotacionit.

Ndërkohë Shehi tha se ka dërguar sinjale të shumta edhe ndaj partive të tjera të reja, për të mos parë vetëm interesin e tyre afatshkurtër politik, por të bashkohen për të mirën e shqiptarëve.

“Tani po përpiqemi edhe me grupe të tjera që janë aty në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Ka edhe kurjozitet, edhe dëshirë, edhe shpresë për këtë koalicion, sepse në këtë lloj turbulence që ka kaluar politika, ka shumë që janë tifozë me Berishën dhe do të vdesin me të, por është edhe një pjesë e madhe e politikës që thonë ore ku po shkojmë, kë do votojmë.

Dhe unë mendoj se e vetmja shpresë që ka opozita për të fituar, është që t’i agregojë të gjitha këto vota alternative, të mos lejë pas asnjë votë. Ato që janë grupi Berisha-Meta le të marrin votat e tyre. Ne do mbledhim votat tona.

Edhe sa më e madhe të jetë kjo votë që po mblidhet këtu, aq më e madhe është shpresa që të alternohet pushteti. Ne po përpiqemi përditë duke lëshuar sinjale edhe për partitë e reja politike, qoftë nga tv, etj”, tha Shehi.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut arrestohen për vjedhje në Veternik
Next Article Sydney Sweeney shkëlqen në New York dhe reagon ndaj kritikave të trupit të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?