Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Pas përfundimit të dëshmisë, Proda është larguar nga SPAK, ndërsa nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi çështjen për të cilën është pyetur, raporton A2cnn.
Më herët SPAK ndërmori një operacion në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t, duke kontrolluar ambientet private në pronësi të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Kontrollet dyshohet se synojnë gjetjen e provave që mund t’i shërbejnë hetimit.

