By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas përfundimit të masës për uljen e çmimeve, inspektorati ka shtuar kontrolle në treg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas përfundimit të masës për uljen e çmimeve, inspektorati ka shtuar kontrolle në treg
Maqedoni

Pas përfundimit të masës për uljen e çmimeve, inspektorati ka shtuar kontrolle në treg

admin
Last updated: 05/05/2025 18:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Pas përfundimit të masës qeveritare për uljen e çmimeve, institucionet kompetente kanë filluar me kontrolle në treg. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për Alsat thonë se janë në terren dhe po verifikojnë nëse tregtarët, furnitorët dhe importuesit i respektojnë rregulloret dhe nëse ka rritje të marzhave, ndërsa në rast të ndonjë parregullsie, do të ndërmerren masa përkatëse.

“Gjatë këtij muaji do të kryejmë kontrolle te importuesit, distributorët dhe marketet, me qëllim që të shohim nëse do të ketë rritje të marzhave të fitimit bruto. Më pas, ky raport do t’i dorëzohet Qeverisë dhe sipas vlerësimeve të tyre do të përcaktohet nëse do të ndërmerren masa shtesë për uljen e çmimeve të produkteve”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Nga Qeveria thonë se sipas të dhënave të tyre, deri tani nuk ka pasur rritje drastike të çmimeve, por nëse ka, do të ndërmerren masa më rigoroze.

“Nëse çmimet rriten, dhe nëse është e nevojshme, gjatë periudhës së ardhshme do të ndërmerren masa, të cilat do të jenë më rigoroze se ato ekzistuese. Kjo do të thotë se mund të zgjerohet lista e produkteve të cilave do t’u kufizohet çmimi, mund të vendoset kufizim mbi marzhin e të gjitha produkteve në tregje, ose mund të rritet vlera e kufizimit ekzistues të marzhit”, njoftojnë nga Qeveria.

Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës bruto të fitimit për 102 grupe produktesh përfundoi më 30 prill. Sipas qytetarëve, kjo masë nuk ka pasur asnjë efekt në kursimin e parave dhe çmimet e produkteve nuk janë ulur, ndërsa sipas autoriteteve, masa ka dhënë rezultate dhe çmimet e produkteve janë ulur.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shumë qytetarë nuk janë në dijeni të shërbimeve juridike falas
Next Article Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?