By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat
Maqedoni

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

admin
Last updated: 05/05/2025 18:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Gropat në rrugën e Matkës si duket do të vazhdojnë edhe gjatë kohë të mos sanohen. Kjo për faj të institucioneve të cilët nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësinë që u takon për të sanuar difektet e kësaj rruge, shumë të frekuentuar edhe nga turistët. Në pyetjen e TV Shenja nëse janë kompentent dhe nëse do të marrin ndonjë masë për sanimin e gropave, nga Qyteti Shkupit thonë se përgjegjës për gjendjen e rrugës është vet Komuna e Sarajit.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se rruga që çon deri në Matkë është nën kompetencë të Komunës së Sarajit. Për këtë, ju kërkojmë që të drejtoheni tek institucionet përgjegjëse”.

Por, se ingerencat janë të përziera dhe se komuna e Sarajit në disa segmente nuk është e mëvetësishme e tha dje për TV Shenja kreu i Sarajit, Iljas Veseli.

Veseli tha se është i njoftuar për problemet në rrugën Matkë por sipas tij, përzierja e ingerencave është një problematikë dhe paraqet pengesë dhe ndalon veprimin e plotë të Komunës së Sarajit në këtë drejtim.

Jemi të njoftuar për gropat të cilat janë në atë pjesë, bëjmë përpjekje vazhdimisht që ta rehabilitojmë atë rrugë, mirëpo siç e dini se Komuna e Sarajit në disa segmente nuk është e mëvetësishme dmth, është e varur prej disa institucioneve tjera. Mirëpo, ne si komunë mundohemi që së paku ato gropa, ato pengesa të cilat janë t’i rregullojmë.

Në prononcimin e tij për TV Shenja, Veseli mbeti me shpresë që Qeveria të aprovojë projektet me të cilat Komuna e Sarajit ka aplikuar në thirrjen e dytë, “Qeveria për Komunat”, me të vetmin qëllim, që mjetet buxhetore të Komunës të kanalizohen në rregullimin e problemeve tjera siç është edhe problem i Matkës.

Kujtojmë, veprimin e institucioneve në Matkë e kufizon edhe fakti se kjo zonë është shpallur zonë e mbrojtur dhe se fushëveprimi është shumë i kufizuar.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas përfundimit të masës për uljen e çmimeve, inspektorati ka shtuar kontrolle në treg
Next Article Rumi: Ngrit fjalët, jo zërin. Shiu është ai që rritë lulet, jo vetëtima

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?