By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas pesë vjetëve mësim pa libra të gjuhëve të huaja, MASH filloi procedurë për furnizimin e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Pas pesë vjetëve mësim pa libra të gjuhëve të huaja, MASH filloi procedurë për furnizimin e tyre
Arsimi dhe Shkenca

Pas pesë vjetëve mësim pa libra të gjuhëve të huaja, MASH filloi procedurë për furnizimin e tyre

admin
Last updated: 28/01/2025 18:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – Pas pesë vjetëve mësim të gjuhëve të huaja pa libra në arsimin fillor, udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe e Shërbimit Pedagogjik e filluan procedurën për furnizim, me qëllim që të njëjtat të sigurohen për vitin e ardhshëm 2025-2026, thonë nga MASH.

Në thirrjen publike e cila është përgatitur në bazë të dispozitave nga Ligji i ri për libra në arsimin fillor dhe të mesëm, mund të paraqiten botues të huaj përmes përfaqësuesve vendorë edhe atë për miratimin e librave të Gjuhës Angleze nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe për libra të gjuhës franceze, gjermane, italiane dhe ruse nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i fundit i paraqitjes është 28 mars 2025.

“Procedura për furnizimin e të gjithë librave për gjuhët e huaja do të përfundojë në tërësi para fillimit të vitit shkollor. Nxënësit, një shtatorin do ta fillojnë pa halle se a do të kenë ndihmesa themelore për të përvetësuar materien mësimore, ndërsa mësimdhënësit pa detyrime vetë të gjejnë materiale dhe burime të informacioneve”, thonë nga MASH.

Gjithashtu, informojnë se është publikuar edhe konkurs për përgatitjen e librave të rinj për klasën e shtatë, në bazë të programeve të reja mësimore edhe atë për lëndët Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi, Arsim Qytetar dhe Gjuhë Shqipe si lëndë zgjedhore, por edhe libra për lëndën zgjedhore Gjuha dhe kultura e turqve prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i paraqitjes është 31 mars 2025.

MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ju bëjnë thirrje shtëpive botuese të tregojnë interesim dhe të paraqiten në thirrjet. Konkurrenca është me rëndësi të madhe për sigurimin e ndihmesave cilësore mësimore, të cilat do të mundësojnë proces të pandërprerë edukativ-arsimor.

Të gjithë librat edhe më tutje do të mbesin falas, theksojnë nga MASH, me detyrim për nxënësit që të kujdesen për gjendjen e tyre dhe në fund të vitit shkollor t’i kthejnë në shkollë.

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gatishmëri pozitive për bisedime me autoritetet bullgare!
Next Article VLEN: Koalicioni VLEN ka qenë, është dhe do të mbetet në ballë të betejës për të kundërshtuar çdo përpjekje të politikave të errëta dhe manipulimeve kundër interesave të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?