By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pasardhësit tanë s’do na e falnin kurrë!” Ish-presidenti polak, Valesa: Rusia duhet ndryshuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Pasardhësit tanë s’do na e falnin kurrë!” Ish-presidenti polak, Valesa: Rusia duhet ndryshuar
Bota

“Pasardhësit tanë s’do na e falnin kurrë!” Ish-presidenti polak, Valesa: Rusia duhet ndryshuar

admin
Last updated: 11/02/2024 21:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-presidenti polak, Leh Valesa (o. Lech Walesa) i ka bërë thirrje botës se tani është mundësia unike për të sjellë një ndryshim forcash politike në Rusi, që nuk duhet humbur.

Nobelisti 80-vjeçar i Paqes foli para audiencës amerikane në Uashington sërish në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj me fqinjin rus.

Z. Valesa tha se ukrainasit po luftojnë “me kurajë” dhe shtetet perëndimore po e ndihmojnë, por çelësi i fitores, sipas tij, do të jetë përmes “propagandës paqësore”.

“E gjithë bota është bërë bashkë kundër Rusisë. Nuk ka qenë kurrë kështu. Është mundësia jonë më e mirë për të sjellë, më në fund, pak rend në këtë botë,” u shpreh Valesa në fjalimin e datës 8 shkurt në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ish-presidenti tha se fati i ka dhënë Shteteve të Bashkuara rolin e liderit përballë këtyre sfidave dhe nuk duhet të tërhiqet tani.

“Pasardhësit tanë nuk do na e falnin kurrë po të ndodhë ndryshe,” tha ai.

Z. Valesa është themeluesi i lëvizjes polake të Solidarësisë dhe shërbeu nga viti 1990 deri në 1995-n si kryeshtetari i parë paskomunist i Polonisë. Ai deklaroi se luftën e tij kundër Bashkimit Sovjetik dhe Paktin e Varshavës më shumë se 40 vjet më parë e arriti kryesisht përmes informacionit, ndaj inkurajoi SHBA-në të bëjë më shumë me “luftën ndaj propagandës” së presidentit rus Vladimir Putin.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndikimi i politikës së brendshme në eurointegrim, Ruzhin: Po lihet anash plani ndërkombëtar
Next Article Mexhiti: S’ma ka marrë mendja që do vijë koha, BDI-në ta vajtojë Vuçiqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?