By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pati një problematikë”, si dyshohet se ndodhi aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Maqedoni, flet familjari i viktimës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Pati një problematikë”, si dyshohet se ndodhi aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Maqedoni, flet familjari i viktimës
Maqedoni

“Pati një problematikë”, si dyshohet se ndodhi aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Maqedoni, flet familjari i viktimës

admin
Last updated: 20/07/2026 18:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Tre qytetarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në Maqedoninë e Veriut, në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, afër kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka folur Flamur Beqiri, familjar i njërit prej të aksidentuarve i cili ka kërkuar që të mos ketë spekulime dhe që rasti të trajtohet vetëm mbi bazën e informacioneve zyrtare.

Beqiri ka thënë se aktualisht ndodhet në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke falënderuar institucionet për mbështetjen dhe procedurat pas kësaj tragjedie.

“Momentalisht jam në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Shpreh falënderim për mbështetjen dhe procedurat e kësaj tragjedie. Në raportet e paraqitura para mediave janë raporte reale, një aksident trafiku me përmasa të mëdha tragjike. Në një moment të caktuar kam bërë apel që të mos ketë spekulime dhe të mos ketë protagonizëm për fatkeqësinë tonë”, ka deklaruar Beqiri në Dukagjin.

Ai ka bërë të ditur se, sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, problemi kryesor në atë segment rrugor lidhet me mungesën e sinjalistikës.

“Mbi bazën e informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, rezulton që aksi rrugor që vjen në Kosovë ka një problematikë për faktin se janë dy rrethrrotullime dhe mungon sinjalistika”, ka thënë ai.

Sipas Beqirit, viktima Ejupi, i cili jetonte në mërgatë, nuk kishte njohuri të mjaftueshme për rrugën ku po udhëtonte.

“Ejupi i ndjeri jeton në mërgatë, nuk ka pasur informacione të sakta. Është futur në rrugën që pretendohet të jetë autostrada e re për Kosovë, rrugë e cila nuk ka sinjalistikë. Shumë thjesht, nuk ka pasur informacione rreth rrugës dhe ka ndodhur aksidenti”, është shprehur familjari.

Beqiri ka shtuar se mungesa e sinjalistikës është një problem i njohur në rajon, por sipas tij, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale.

“Mbi bazën e informacioneve, me Ballkan jemi të njohur për mungesën e sinjalistikës. Por përgjegjësia ekziston, realisht. Nuk mund të mohohet si fakt”, ka deklaruar ai

Tre viktimat nga Vushtrria u gjetën pas kërkimeve, ndërsa autoritetet maqedonase po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët
Next Article Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?