By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD: “TIMAK Defence” fatura del para procedurës, thesari pagoi 8.6 milionë lekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD: “TIMAK Defence” fatura del para procedurës, thesari pagoi 8.6 milionë lekë
Shqipëri

PD: “TIMAK Defence” fatura del para procedurës, thesari pagoi 8.6 milionë lekë

admin
Last updated: 25/09/2026 11:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 shtator, argument.mk/ – Partia Demokratike kërkoi sot sqarime lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh që sipas saj është kryer në favor të kompanisë “TIMAK Defence”, për blerjen e automjeteve për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se kronologjia e dokumenteve ngre pikëpyetje mbi kohën e lëshimit të faturës në raport me procedurën dhe lidhjen e kontratës.

Sipas Vangjelit, më 8 korrik 2026, “TIMAK Defence” ka lëshuar faturën nr. 83/2026. Më pas, më 22 korrik, është nxjerrë urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës, ndërsa më 6 gusht është lidhur kontrata nr. 3419/8.

Në fund, më 18 gusht 2026, sipas PD-së Thesari ka kryer pagesën prej 8,641,296 lekësh, e përshkruar si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT.

PD thekson se, sipas kësaj kronologjie, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe 29 ditë përpara lidhjes së kontratës.

Partia Demokratike kërkoi nga Ministria e Brendshme shpjegime mbi mënyrën se si është lëshuar fatura përpara nisjes së procedurës dhe lidhjes së kontratës.

“Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat. Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat. Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë. Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet”, tha Vangjeli.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
Next Article Debati për pagat, Sadushi: Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?