By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK për propozimin e LDK-së, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës duhet ta degjojmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PDK për propozimin e LDK-së, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës duhet ta degjojmë
Maqedoni

PDK për propozimin e LDK-së, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës duhet ta degjojmë

admin
Last updated: 07/05/2025 20:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për, siç tha, të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale, duke aluduar në propozimin e LDK-së për një qeveri nacionale të tranzicionit.

Çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet. Gjithashtu, kjo parti tha se derisa vendi ndodhet në një krizë institucionale, për të cilën e bën përgjegjëse Vetëvendosjen, propozoi një takim që do ta thërriste presidentja e vendit me të gjitha partitë politike.

PDK tha se vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën.

“Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet.

Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.

Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës tha se ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkëndija zyrtarisht kampion i sezonit 2024/25 në Ligën e Parë
Next Article “Jo, jo, jo” – Taravari hedh poshtë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje parlamentare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?