By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pejë: Arrestohen në flagrancë katër persona, e detyruan viktimën të paguante 30 mijë euro për të shfrytëzuar pronën që kishte blerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pejë: Arrestohen në flagrancë katër persona, e detyruan viktimën të paguante 30 mijë euro për të shfrytëzuar pronën që kishte blerë
Maqedoni

Pejë: Arrestohen në flagrancë katër persona, e detyruan viktimën të paguante 30 mijë euro për të shfrytëzuar pronën që kishte blerë

admin
Last updated: 23/07/2025 22:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në flagrancë në Pejë, të dyshuar për veprën penale të “detyrimit”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas PK-së, të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin e pronës së tij të blerë ligjërisht, duke e detyruar të paguajë 30 mijë euro për ta shfrytëzuar atë.

Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e luftimit të krimit të organizuar përmes operacioneve të veçanta policore, të realizuara nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, hetimet rajonale në Pejë dhe në mbështetje të njësive tjera relevante, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, sot me datën 23.07.2025, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar në flagrancë 4 persona të dyshuar lidhur me veprën penale të ‘detyrimit’.

Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij.

Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore Pejë, ndalohen për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale e në veçanti krimit të organizuar, si dhe sjelljen e personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 1 orë e 20 minuta pritje për të hyrë në Kosovë
Next Article Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?