By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Ekonomi

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

admin
Last updated: 23/07/2025 23:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato prekin 11 qarqe të vendit dhe rritja më e madhe e çmimeve vërehet në zonat turistike si Durrës dhe Vlorë.

Në Durrës çmimet variojnë nga 45 mijë lekë dhe vijojnë deri në 200 mijë lekë. Qyteti bregdetar do të jetë i ndarë në 13 zona. Ato më me vlerë për Durrësin janë zonat 13, 6, 1 dhe 10.

Edhe në Vlorë çmimet e referencës shkojnë deri në 200 mijë lekë, më saktësisht asaj që i përket ishulli i Sazanit. Radhima ka një çmim prej 90 mijë lekësh ndërsa Orikumi prej 61 mijë lekësh.

Himara është e ndarë në pesë zona, ku çmimet variojnë nga 45 mijë lekë deri në 140 mijë lekë për metër katror.

E vetmja bashki ku çmimet referuese nuk kanë ndryshuar është Bashkia Tiranë. Për kryeqytetin, do të vijojë të përdoret e njëjta skemë vlerësimi si më parë.

Ministria e Financave e argumenton këtë nismë me rritjen me mbi 23% të çmimeve të banesave vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Me një kosto të ulët dhe procedura të qarta, projektligji synon të ndihmojë qytetarët të reflektojnë vlerën reale të pronave të tyre. Për qeverinë, ky reformim pritet të sjellë rritje në të ardhurat vendore dhe të përmirësojë drejtësinë në sistemin e taksimit të pasurive të paluajtshme.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pejë: Arrestohen në flagrancë katër persona, e detyruan viktimën të paguante 30 mijë euro për të shfrytëzuar pronën që kishte blerë
Next Article “Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?