By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen
Shqipëri

Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen

admin
Last updated: 27/02/2025 16:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e cilësoi sot si një pikë historike faktin që njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj, Peleshi tha se, “akti normativ ka hyrë në fuqi, është në veprim. Regjistrimi madje nga dita 1 nuk është penguar edhe kur akti nuk ishte miratuar në qeveri. Pra lejohej regjistrimi por nuk lejohej votimi. Tani lejohet dhe votimi me hyrjen e aktit që sot ne po e miratojmë”.

Peleshi theksoi se, “vota e diasporës ka qenë një ambicie e PS-së që po jetësohet këtë herë në zgjedhjet e 11 majit. Është bërë realitet”.

Natyrisht, shtoi ai, “diaspora gjithmonë ka qenë në listat e votimit, por këtë herë diaspora voton nga vendi ku jeton dhe kjo është një arritje e madhe, një hapësirë e madhe”.

“Fakti që pothuajse njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen dhe do të votojnë është një pikë historike në zhvillimet e demokracisë së vendit tonë, ku vota, zgjedhjet, janë momenti më kulmor”, tha Peleshi.

Peleshi foli edhe për kthimin e diasporës në vendin tonë.

“Po hyjmë në një fazë shumë proaktive të kthimit të diasporës në vendin tonë, në shtëpinë  e tyre”, tha Peleshi, duke u shprehur se në fundjavë qeveria organizon një panair pune në Athinë, “ku dhjetëra dhe qindra vende pune të ofruara kryesisht nga sektorët e ndërtimit, turizmit dhe bujqësisë, ku standardi dhe niveli i pagave është bërë i krahasueshëm të paktën me vendin fqinj Greqinë, do të ekspozohen, do t’i ofrohen bashkatdhetarëve tanë si një mundësi për të gjithë ata që janë duke menduar kthimin dhe që ne i inkurajojmë të kthehen në vendin tyre”.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi shtyn deri më 31 maj afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit
Next Article Dy salla të Kuvendit morën emrin “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, familjarët: Nder dhe privilegj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?