By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për dy muaj ndalohen 38 narkodilerë nga Tetova dhe Gostivari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Për dy muaj ndalohen 38 narkodilerë nga Tetova dhe Gostivari
Kronika

Për dy muaj ndalohen 38 narkodilerë nga Tetova dhe Gostivari

admin
Last updated: 04/03/2024 18:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale, prej të cilave 10 në Tetovë dhe 7 në Gostivar, ku janë përfshirë 18 autorë, 11 nga Tetova dhe 7 nga Gostivari. Nga Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë, theksojnë se kanë konfiskuar më shumë se 3 kilogramë lëndë narkotike.

“Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për ‘prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetë dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe bimë ‘kanabisi”, thonë nga SPB Tetovë.

Janë përgatitur edhe 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”. Gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 personam (22 nga Tetova dhe 16 nga Gostivari) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.

Ndërkaq, në 19 aksionet për Siguri në Komunikacionin Rrugor gjatë muajit shkurt, janë identifikuar 1 537 shkelje të ndryshme trafiku, ose 218 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Përjashtohen nga qarkullimi 58 automjete për shkak të konstatimit të kundërvajtjeve, gjegjësisht defekteve, nga të cilat 31 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në dhe mbi 30 ditë, 25 për defekte teknike të konstatuara dhe 2 për shkak të mbingarkesës. Janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 205 drejtues mjetesh, 117 drejtonin pa patentë shofer, 66 nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga SPB Tetovë.

Zyrtarët policorë bëjnë të ditur se në periudhën në fjalë janë konfiskuar përkohësisht edhe 109 patentë shoferë dhe 41 leje qarkullimi në komunikacion, ndërsa nga “shërbimi merimangë” i Tetovës, janë marrë gjithsej 177 automjete të parkuara ilegalisht. Shqiptohen gjithsej 592 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, pra për tejkalim shpejtësie brenda dhe jashtë zonave të banuara.

You Might Also Like

Drejtonte veturën me 137 km/h në zonë të kufizuar në 50 km/h, policia arreston shoferin nga Strumica

NJPB Dibër ngre kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit nga Mogorca për vjedhje të rëndë me dhunë

Bastisje në Shkup, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Kumanovari përdhunoi shtetasen e huaj në Kroaci

Shtetasi i Maqedonisë ndërron jetë në aeroplanin e linjës Çikago-Beograd

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: BDI u rriti pagat profesorëve maqedonasë, por jo edhe profesorëve shqiptarë
Next Article Peskov me akuza të rënda: Është e qartë se Gjermania po përgatit një sulm ndaj Rusisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?