Shkup, 14 nëntor – Opozita sot në ditën e parë të debatit të komisionit për Propozim buxhetin për vitin 2025 vlerësoi se bëhet fjalë për buxhet të sigurt, i cili do të gjenerojë borxhe të reja dhe do të kemi edhe një vit të humbur në planin ekonomik.
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe tha se politika financiare që e propozon pushteti në Buxhetin për vitin 2025 do ta shkatërrojë stabilitetin finajciar të vendit. Në Propozim buxhetin, sipas tij, ka të projektuara zëra joreale të larta për rritjen ekonomike, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveç se pretekst për vrimë të planifikuar të rritur buxhetore dhe borxhe të reja. Sipas liderit të LSDM-së, nga premtimet e Qeverisë, nuk ka asgjë.
“Qeveria parashikon rritje të BPV-së prej 3,7 për qind për vitin 2025. Banka Popullore ka parashikuar rritje prej 3,3 për qind, ndërsa Banka Botërore është edhe më pesimiste me 2,5 për qind. Deficiti buxhetor është vendosur në 4 për qind të BPV-së, gjë që bie ndesh drejtpërdrejt me Ligjin për buxhetin. Dhe kjo duhet të jetë e qartë, një qasje e tillë nuk do të thotë zhvillim. Kjo do të thotë se qeveria planifikon të shpenzojë më shumë se sa fiton. Dhe kush do ta shlyejë atë borxh? A do t’i rrisim taksat? A do të shkurtojmë shërbimet publike? A do të hyjmë në borxhe?, pyeti Filipçe.
Sipas Filipçes, në Propozim-buxhetin e propozuar nuk ka projekte zhvillimore, po ndiqet një politikë e padrejtë me kompanitë vendore dhe nuk ka vizion për pavarësinë energjetike të vendit.
Ka dërguar kritika edhe për planifikimin e mjeteve buxhetore në Ministrin e Mjedisit Jetësor, ku, siç potencoi, ndahen më shumë mjete për paga dhge punësime, sesa për mbrojtje të mjedisit jetësor.
“Mbrojtja e mjedisit jetësor, rënie prej 611.387 në 442.065 milionë denarë, ose rënie prej 27,7 për qind, për cilësinë e ajrit, rënie prej 46.415 në 22.771 milionë denarë, ose rënie për 51 për qind. Mos u justifikoni me donacione nga jashtë, pyetja është: pse Qeveria nuk ndan më shumë mjete për ta zgjidhur këtë problem urgjent”, pyeti Filipçe.
