By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtëpia Shëndetësore “Zhelezniçar”, çdo të enjte do të kryen ekzaminime falas të gjakut për meshkujt mbi 45 vjeç
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtëpia Shëndetësore “Zhelezniçar”, çdo të enjte do të kryen ekzaminime falas të gjakut për meshkujt mbi 45 vjeç
Maqedoni

Shtëpia Shëndetësore “Zhelezniçar”, çdo të enjte do të kryen ekzaminime falas të gjakut për meshkujt mbi 45 vjeç

admin
Last updated: 14/11/2024 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Çdo të enjte të këtij muaji, përfshirë edhe ditën e sotme, Shtëpia Shëndetësore më e vjetër në vend “Zhelezniçar”, kryen ekzaminime falas të gjakut falas për meshkujt mbi 45 vjeç, me qëllim që herët ta diagnostikoj kancerin e prostatës. Kjo, si pjesë e fushatës botërore për ndërgjegjësimin për mbrojtjen e shëndetit të meshkujve, motoja e së cilës këtë vit është Kujdesu për veten.

 Vetëm sot kanë ardhur për t’u testuar mbi 120 meshkuj, ndërsa drejtori i objektit, mjeku specialist Spase Janev, në një deklaratë për media ka thënë se deri në fund të ditës presin deri në 400 persona. Për kontroll kanë ardhur qytetarë nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Rezultatet i marrin brenda gjysmë ore, në mënyrë elektronike ose në letër.

“U bëj apel të gjithë meshkujve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të testohen dhe të mos presin, veçanërisht ata mbi 45 vjeç, që janë më të rrezikuarit nga kjo sëmundje. Kontrollimi i vetëm një pikë gjak, mund të shpëtojë jetën e dikujt. Prandaj, nuk ka asnjë arsyetim se nuk ka kohë për gjithçka”, nënvizoi Janevi.

 

Siç u theksua, ky është vetëm hapi i parë në zbulimin e kancerit të prostatës, nevojiten edhe analiza të tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se këtë vit ky test PSA bëhet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit “Zhelezniçar”, por shpreson se nga viti i ardhshëm më shumë objekte shëndetësore do t’i bashkohen kësaj nisme.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri Jovica Andovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor – Kiril Lazovi, përfaqësuesi nga Këshilli i ministrit – Vanço Spirovi, nga Shoqata e Urologëve të Maqedonisë – Martina Ambarovska.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është ndërprerë Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj
Next Article Për opozitën, Propozim-buxheti është i pazhvilluar, janë shkuruar mjetet për energjetikë dhe për mjedisin jetësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?