By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare
Shqipëri

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

admin
Last updated: 27/10/2026 12:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, si dhe krijimin e një kuadri të qartë ligjor për operacionet ndërkufitare të bizneseve.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot nismën në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku u shpreh se, projektligji lidhet me përmbushjen e detyrimeve të procesit të integrimit europian në kuadër të Kapitullit 6, “E drejta e shoqërive tregtare”, dhe synon transpozimin e Direktivës (BE) 2019/2121, e cila ndryshon rregullat europiane për shndërrimet, bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive tregtare.

Sipas tij, një nga objektivat kryesorë është mbrojtja proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve, kreditorëve dhe punëmarrësve të shoqërive të përfshira në këto operacione.

Projektligji parashikon mekanizma mbrojtës, përfshirë të drejtën e ortakëve dhe aksionarëve për të kundërshtuar operacionet ose për t’u tërhequr në kushtet e përcaktuara nga ligji, kundrejt kompensimit të drejtë.

Gjithashtu, parashikohen garanci për kreditorët, përfshirë mundësinë e kërkimit të garancive dhe të kundërshtimit gjyqësor, si dhe përfshirja e punëmarrësve në proceset vendimmarrëse.

Musabelliu theksoi se për herë të parë krijohet një kuadër i plotë ligjor për shndërrimet, bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare ndërmjet shoqërive shqiptare dhe atyre të Bashkimit Europian ose të Zonës Ekonomike Europiane.

Projektligji përcakton procedura për përgatitjen, publikimin dhe miratimin e këtyre operacioneve, duke garantuar transparencë për palët e përfshira.

Ai parashikon gjithashtu raportim pranë organeve drejtuese, verifikim të pavarur nga ekspertë të licencuar dhe kontroll të ligjshmërisë nga noterë të autorizuar.

Sipas zëvendësministrit, zbatimi i rregullave të njëjta me ato të vendeve të BE-së pritet të krijojë mundësi të reja për investitorët vendas dhe të huaj, duke garantuar vazhdimësinë e kontratave, të drejtave dhe detyrimeve edhe pas realizimit të operacioneve ndërkufitare.

Një tjetër element i rëndësishëm është digjitalizimi i procedurave dhe shërbimeve, përmes përdorimit të mjeteve elektronike dhe ndërlidhjes së sistemit shqiptar të regjistrimit të biznesit me sistemin europian BRIS.

Kjo pritet të ndihmojë në uljen e kostove administrative, përshpejtimin e procedurave dhe rritjen e transparencës mes autoriteteve dhe bizneseve.

Musabelliu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mekanizmave kundër abuzimit dhe të rolit të ekspertëve ligjorë e noterëve të autorizuar për garantimin e ligjshmërisë së procesit.

Zëvendësministri u kërkoi deputetëve të mbështesin miratimin e projektligjit, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article HAMLETI
Next Article Pasaporta e Maqedonisë rendiet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?