By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfaqësimi i shqiptarëve në në sektorin publik është 21.7%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfaqësimi i shqiptarëve në në sektorin publik është 21.7%
Maqedoni

Përfaqësimi i shqiptarëve në në sektorin publik është 21.7%

admin
Last updated: 10/12/2024 19:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 dhjetor – Gjykata Supreme, kabineti i presidencës, Sekretariati i Qeverisë, Mepso, janë disa nga institucionet shtetërore që nuk i plotësojnë normat e përcaktuar me ligj për punësimet me përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik. Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit për 2023-tën, si diskriminuese situata paraqitet në Akademinë e Shkencave, ku nga të gjithë të punësuarit ka vetëm një shqiptar dhe asnjë nga bashkësitë e tjera etnike.

“Ka institucione që janë solide, ka prej tyre që e kalojnë përqindjen e përfaqësimit, por ka edhe disa që dështojnë rëndë. Situata nuk është e mirë as në Gjykatën Supreme, këtu e kam fjalën për të punësuarit, jo për persona të zgjedhur dhe emëruar, pra për administratën, nuk është situatë e mirë edhe në kabinetin e presidencës, dhe në sekretariatin e qeverisë”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ziberi tha se përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik gjatë vitit 2023 ka qenë 21.7% që sipas tij është për 2.6% më i ulët krahasuar me popullsinë rezidente.

“Përfaqësimi i maqedonasve në vitin 2022 në sektorin publik ishte 71.9 për qind, ndërsa në vitin 2023 është 71.6 për qind, që paraqet një rënie prej 0.3 për qind, por duhet theksuar se ai është ende i lartë, respektivisht është më i lartë për 13.16 për qind krahasuar me popullsinë rezidente. Përfaqësimi i shqiptarëve në vitin 2022 ishte 21.4 për qind, ndërsa këtë vit është 21.7 për qind që paraqet një rritje prej 0.3 për qind, por është ende më i ulët për 2.6 për qind krahasuar me popullsinë rezidente”, shtoi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Përfaqësimi i etnitetit turk në sektorin publik në vitin 2023 ka shënuar rënie prej 0.14 për qind, etniteti rom është më i ulët për 1.23 për qind, etniteti serb ka rritje për 0.1 për qind, dhe komuniteti vlleh është më i lartë për 0.13 për qind, ndërsa komuniteti boshnjak ka shënuar rënie prej 0.27 për qind. Ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2023 ka shënuar rënie për 2.488 persona, për dallim nga vitin 2022 kur numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte 130.377 persona, ndërsa në vitin 2023 ky numër është 127.889 persona.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami për ‘Abc News’: Shpallja e Grubit “Nongrata” goditje për Ali Ahmetin
Next Article Camaj priti në takim Nuncin Apostolik në Mal të Zi, me seli në Sarajevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?