By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla, gjykatësi paralajmëroi epilog në qershor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla, gjykatësi paralajmëroi epilog në qershor
Maqedoni

Përfundojnë proceset gjyqësore kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkolla, gjykatësi paralajmëroi epilog në qershor

admin
Last updated: 10/04/2025 13:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 10 prill – Në seancat e ardhshme të caktuara për në qershor pritet epilog i proceseve gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Rmaiz merko për emërim të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në komunë.

Me kërkesë të gjykatësit Jordan Jovanov, për shkak të mosparaqitjes në seancat e kaluara, sot në sallë u sollën me asistencë policore dëshmitarët për drejtorët e emëruar në mënyër të paligjshme në shkollat në Radolishtë, Podgorc dhe Llabunishtë.

“Dëshmitarët janë siguruar me asistim policor. Mbeten edhe dy dëshmitarë në seancën e ardhshme dhe kjo do të ishte. Në seancat e ardhshme në qershor do të dëgjihet edhe mbrojtja e të akuzuarve, e cila çdpherë vjen në fund. Tashmë kemi ardhur në atë stad të procedurës kur do ta dëgjojmë edhe mbrojtjen”, deklaroi gjykatësi Jovanov.

Për lëndën për shkollën “Zini Hani” në Veleshtë, ku krahas Merkos për emërim të drejtorit në mënyrë të paligjshme ngarkohet edhe drejtoresha Egzona Shej, për falsifikim të diplomave, seanca është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit Urim Kaba, për shkaqe shëndetësore.

“Këtu u tha se dëshmitari për shkaqe shëdnetësore është parandaluar të paraqitet në seancë. Gjykata mori konfirmim se me të vërtetë është ashtu, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë arsyetim. Ndërkohë janë siguruar të gjithë mekanizmat që në seancën e radhës ta sigurojmë praninë e tij”, informoi gjykatësi Jovanov.

Ai theksoi se lista e dëshmive është shterur dhe pas dëgjimit të atij dëshmitari, në seancën e ardhshme do të dëgjohen edhe të akuzuarit dhe lënda do të prëfundojë.

Avokati i të akuzuarës, Egzona Shej, Dimitrija Cobovski theksoi se për t’u ndjekur dikush për dokument të falsifikuar, duhet të inicohet procedurë kundër atyre që e falsifikuan.

“Për këtë lëndë është specifike që ndiqet dikush për falsifikim për formë të veprës penale prëdorim i dokumentit të falsifikuar, pa u konfirmuar dhe të jepet dëshmi se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar dhe pa u inicuar çfarëdo lloj procedure kundër atij që e ka falsifikuar dokumentin, Prandaj është e qartë se këtu diçka nuk është në rregull, ndërkaq ne do ta dëshmojmë këtë gjatë procedurës dëshmuese dhe ëdgjimit të së akuzuarës”, tha Cobovski.

Në Gjykatën themelore në Strugë kundër kryetarit të Komunës Merko po zhvillohen procese gjyqësore edhe për furnizimin me automjetin “Audi A6” dhe për pllakën-përkujtimore të vendosur në mënyrë të paligjshme në hyrje të ndërtesës komunale. Ai ështëe dhe në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara Amerikane, për shkak të përzierjes në korrupsion, ndërsa ndaj tij janë parashtruar disa aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Këshilli Gjyqësor deklarata solemne dhanë kryetarët e rinj të Gjykatave Themelore në Koçan, Gjevgjeli, Kavadar dhe në Gjykatat e Apelit në Manastir dhe Gjevgjeli
Next Article Nikollvski në takim me BNJVL: Fillojmë mr përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?