By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Shqipëri

Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:36
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Shqipëri po përkujton përmes disa eventeve të ndryshme 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë si dhe kujtesës historike, drejtësisë dhe trashëgimisë kulturore çame.

Java Çame ka nisur në kryeqytet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me vendosjen e gërmave “I Love Çamëria”, një simbol kujtese dhe reflektimi për të gjithë, duke përcjellë mesazhin se kjo pjesë e historisë nuk duhet të harrohet.

Në këtë aktivitet, Kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj, theksoi rëndësinë e kësaj date si një moment kujtese dhe ndërgjegjësimi historik për shqiptarët e Çamërisë dhe mbarë opinionin publik shqiptar. Ai u shpreh se 27 Qershori i vitit 1944 mbetet një nga datat më të rënda në historinë e shqiptarëve të Çamërisë, duke shënuar fillimin e dëbimeve, masakrave dhe spastrimit etnik ndaj popullsisë shqiptare nga trojet e saj amtare.

Java Çame përfshin një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore, të cilat synojnë të mbajnë gjallë kujtesën historike, të promovojnë identitetin dhe kulturën çame, si dhe të kërkojnë drejtësi për ngjarjet e së kaluarës. Këto aktivitete nuk kanë vetëm karakter përkujtimor, por shërbejnë edhe si një thirrje për reflektim shoqëror dhe institucional mbi një nga çështjet më të ndjeshme të historisë shqiptare.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka bërë thirrje për një angazhim më të madh institucional dhe kombëtar në mbështetje të çështjes çame. Ai theksoi se Çamëria është pjesë e identitetit kombëtar shqiptar dhe se kërkesa për drejtësi ndaj shqiptarëve të Çamërisë mbetet një detyrim historik.

Java Çame do të vijojë me aktivitete të ndryshme gjatë ditëve në vijim, duke u përmbyllur me homazhet në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës, ku prehen eshtrat e 2900 shqiptarëve të Çamërisë.

Ndërsa sot Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Çamëria”, organizon veprimtarinë përkujtimore me temë: “82-vjetori i gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë”.

Në këtë veprimtari do të marrin pjesë deputetë, studiues, përfaqësues të komunitetit çam, si dhe personalitete të jetës publike e akademike.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në vitin 1994 ligjin për shpalljen e 27 qershorit si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë dhe ngritjen e një memoriali”.

Më 27 qershor të vitit 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë ku forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë. Por ky pakt nuk u mbajt dhe menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan me qindra shqiptarë të Çamërisë.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë. Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tri ditë. Gjatë shpërnguljes e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve.

You Might Also Like

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

Atentati ndaj Arjan Ndojës, burg përjetë për Plaurent Dervishajn – dënohet edhe Julian Meçe

Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia

Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

Lamallari: Policia me kapacitete të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate
Next Article LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?