By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe
Shëndetësi

Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe

admin
Last updated: 25/09/2026 09:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me ngarkesat e ditës është tepër e zakonshme të ndjejmë rënie të përqendrimit në punë. Kërkimet tregojnë se kur nuk jemi të përqendruar, truri ynë ‘fiket’. Megjithatë, duke bërë ndryshime të vogla në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës, mund të përmirësoni edhe shëndetin e mendjes në vetëm një javë.

Dietologia Amy Morris ofron shtatë hapa të thjeshtë që ju mund të ndiqni për të përmirësuar performancën e përditshme:

HANI MËNGJES ÇDO DITË

Ushqimi në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër, si dhe ruajtjen e vëmendjes. Nga ana tjetër, ata të cilët i shmangen mëngjesit, priren të pinë më shumë duhan, më shumë alkool dhe të bëjnë më pak ushtrime  fizike.

PINI ÇAJ JESHIL MATCHA NË VEND TË KAFES

Çaji jeshil Matcha ju ofron dozën e kafeinës, e cila ju ndihmon të merrni energji dhe për të përmirësuar përqendrimin. Por, në ndryshim nga kafja e mëngjesit, Matcha do t’ju japi dhe një dozë të mirë antioksidantësh, të cilët mbrojnë nga dëmtimet qelizat e trupit dhe ADN-në.

HANI MË SHUMË FRUTA TË THATA

Arrat dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E. Një studim në vitin 2012 ka treguar se arrat në veçanti mund t’ju ndihmojnë në ndryshimin e disa formave të përkeqësimit të trurit. Farat apo një dorë me arra, kikirikë dhe bajamet, duke i grirë pak në blenderin tuaj mund të shërbejnë si drithërat tuaj të mëngjesit ose qullë. Përveç kësaj, arrat e pakripura krijojnë një meze të lehtë mëngjesi.

PINI MË SHUMË UJË

Mungesa e ujit në trup do të thotë mungesë uji në tru. Kjo mangësi mund të çojë në përqendrim të dobët, humbje të fokusimit, dhimbje koke, depresion dhe harresë. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit rekomandon që meshkujt të pinë 2.5 litra ujë në ditë, ndërsa femrat vetëm 2 litra.

KONSUMONI MË TEPËR VAJ PESHKU

Disa studime kanë treguar se duke plotësuar dietën tuaj me vaj peshku Omega-3 ju rrisni përqendrimin për shkak të aftësisë që ajo ka për të ndihmuar në rritjen e fluksit të gjakut gjatë aktivitetit mendor. Një studim i vitit 2011 ka gjetur se acidet yndyrore Omega-3 që gjenden në peshk, salmon dhe prodhimet e detit, mund të rrisin funksionin e memories me 15 për qind.

MEDITONI PËR TË ÇLIRUAR STRESIN

Një studim i bërë së fundmi ka treguar se njerëzit, të cilët meditojnë në mënyrë intensive kanë një vëmendje më të lartë dhe janë më të fokusuar se të tjerët. Një kërkim i bërë në Universitetin e Karolinës së Jugut tregon se të meditosh për së paku 20 minuta në ditë, mbi 4 ditë të javës, mund të jetë mëse e mjaftueshme për të përmirësuar aftësitë konjitive.

BËNI NJË GJUMË TË REHATSHËM

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me gjumë të çrregullt kanë një nivel inteligjence më të ulët si dhe një përqëndrim të pakët. Gjumi shërben për të mbushur me energji qelizat e trupit. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se duhet të jesh vetem 7-8 orë çdo natë. Njerëzit që flejnë më pak vuajnë nga problemet e gjendjes emocionale dhe kanë mungesë përqendrimi.

You Might Also Like

Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?

Kajsitë super të shëndetshme , por s’janë për të gjithë! Ja ç’duhet të keni kujdes

Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

Shega përmirëson kujtesën

5 simptomat që tregojnë se duhet të pini ujë menjëherë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A i pëlqeni me të vërtetë atij?
Next Article Kajsitë super të shëndetshme , por s’janë për të gjithë! Ja ç’duhet të keni kujdes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?