By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesëmbëdhjetë vjet nga përmbytja e anijes “Ilinden” në Liqenin e Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pesëmbëdhjetë vjet nga përmbytja e anijes “Ilinden” në Liqenin e Ohrit
Maqedoni

Pesëmbëdhjetë vjet nga përmbytja e anijes “Ilinden” në Liqenin e Ohrit

admin
Last updated: 05/09/2024 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 5 shtator – Janë bërë pesëmbëdhjetë vite nga tragjedia në liqenin e Ohrit kur pas përmbytjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje.

Aksidenti ka ndodhur në këtë ditë, pra në vitin 2009 në orën 10:30, kur anija “Ilinden” me 57 udhëtarë u fundos në linjën nga Ohri për në Shën Naum. Mëngjesin e asaj të shtune moti ishte jashtëzakonisht i nxehtë, liqeni i qetë dhe asgjë nuk la të kuptohej se do të ndodhte një aksident me anije më i madhi në historinë e lundrimit në liqenin e Ohrit. “Ilinden” është përmbysur dhe është fundosur rreth 250 metra larg bregut të liqenit, pranë autokampit “Eleshec”.

Gjykata Themelore në Ohër ku u zhvillua gjykimi për aksidentin nga 28 shkurt 2011, dënoi në mungesë përfaqësuesin e autorizuar të shoqërisë gjermane të sigurimeve “Lojd” Branko Baiq për shkak të pakujdesisë së saktësisë teknike të anijes “Ilinden” ndërtuar në vitin 1924.

Familjet e udhëtarëve të lënduar dhe të vdekur nga anija “Ilinden” paralajmëruan se do t’i paraqesin kërkesat e tyre për dëmshpërblim kundër Republikës së Maqedonisë në procedurë civile, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Tetë nga viktimat kanë qenë banorë të komunës së Antonit, katër nga komuna e Pirdopit dhe nga një nga komunat e Zllaticës, Mirkovës dhe Ribaricës.

Dy javë pas përmbytjes, anija “Ilinden” u nxor në sipërfaqen e liqenit të Ohrit më 19 shtator. Në të njëjtën ditë, anija u tërhoq në kanalin e Studençishtës, ku pas hetimeve për korrektësinë teknike ndodhet edhe sot si dëshmitare e heshtur e tragjedisë që mori 15 jetë njerëzish.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VLEN në koordinim me menaxherët në ekzekutiv: Ndershmëria, llogaridhënia dhe përkushtimi garantojnë suksesin!
Next Article Pa ujë disa pjesë të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?