By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN në koordinim me menaxherët në ekzekutiv: Ndershmëria, llogaridhënia dhe përkushtimi garantojnë suksesin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN në koordinim me menaxherët në ekzekutiv: Ndershmëria, llogaridhënia dhe përkushtimi garantojnë suksesin!
Maqedoni

VLEN në koordinim me menaxherët në ekzekutiv: Ndershmëria, llogaridhënia dhe përkushtimi garantojnë suksesin!

admin
Last updated: 05/09/2024 11:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Në një takim të rëndësishëm pune, koalicioni VLEN dje pasdite mblodhi të gjithë liderët, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përbëjnë pushtetin ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interesat ë qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive për studentët tanë.

Kјо është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë. Gjithashtu, ripotencuam se zotimet tona ndaj qytetarëve janë: qeverisje efektive, transparencë dhe luftë e ashpër kundër korrupsionit. Këto parime do të jenë baza e çdo veprimi tonë në Qeveri dhe do të jenë udhërrëfyesit tanë kryesorë. Veçanërisht angazhohemi për rrugën evropiane të shtetit dhe do të punojmë për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Vizioni për integrimin në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe zhvillimin tonë, dhe ne jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të avancojnë pozicionin tonë në rajon dhe më gjerë. Pas sjelljes agresive dhe shkatërruese ndaj institucioneve nga ana e BDI-së dhe satelitëve të tyre, theksojmë rëndësinë e krijimit të institucioneve të forta dhe të pavarura që do të shërbejnë si garant për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Qeveri që është e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe që respekton parimet e demokracisë dhe llogaridhënies.

VLEN është këtu për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për t’u dhënë qytetarëve atë që meritojnë: një qeveri që punon për ta dhe me ta.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen në misionin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për vendin tonë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë po tentohet të bëhet me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve?
Next Article Pesëmbëdhjetë vjet nga përmbytja e anijes “Ilinden” në Liqenin e Ohrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?