By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE
Maqedoni

Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE

admin
Last updated: 28/11/2026 12:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për anëtarësim.

“Bullgaria nuk ka pasur kurrë një qëndrim për atë se cilin vend do të mbështeste. Ka kushte dhe ato janë të deklaruara qartë. Për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e këtyre kushteve. Ky do të jetë një fakt dhe një qëndrim që ne do ta mbrojmë, pavarësisht nga qeveria në Serbi apo në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha në një konferencë për shtyp ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova, në përgjigje të pyetjes nëse Bullgaria do ta mbështesë pa kushte Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe cili është qëndrimi i kolegëve të saj evropianë kur diskutojnë me ta integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Petrova theksoi se çështja e Maqedonisë po ngrihet gjithnjë e më pak nga kolegët e saj evropianë, që do të thotë se, siç thotë ajo, qëndrimi i Bullgarisë është i qartë dhe i kuptuar nga kolegët e saj.

Sipas fjalëve të saj, do të ishte një mundësi e humbur për Maqedoninë nëse nuk e përdor këtë “puls për zgjerim dhe zhvillim”, i cili është i dukshëm në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe madje edhe Ukraina, për të hapur më shumë kapituj të negociatave dhe për të ecur përpara në rrugën drejt anëtarësimit.

“Shpresoj që në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të gjendet vullneti politik që kjo të ndodhë”, tha Petrova.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë
Next Article Vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?