By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027
Maqedoni

Vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 12:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Gjatë tri ditëve të kaluara, në seancë, shumica qeverisëse dhe opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta për projeksionet e parapara të arkës shtetërore.

Për VMRO-DPMNE-në, Propozim-buxheti paraqet vazhdim të konsolidimit fiskal, ruajtje të stabilitetit të financave publike, krijim të kushteve për rritje ekonomike dhe realizim të investimeve zhvillimore. Për LSDM-në, ndërkaq, bëhet fjalë për një dokument pa vizion, i cili nuk ofron as llogaridhënie dhe as zhvillim.
Në Kuvend sot do të mbajnë seanca edhe Komisioni Ligjvënës-Juridik, si dhe Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Para Komisionit Ligjvënës-Juridik janë disa propozim-ligje në lexim të dytë: për shfuqizimin e Ligjit për Koordinimin e Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin e Sigurimit të Depozitave, të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital dhe të Ligjit për Familjen.
Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini do të shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital, Ligjit për Sigurimin Vullnetar Pensional me Financim Kapital dhe Ligjit për Familjen, të gjitha në lexim të dytë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Petrova për integrimin e Maqedonisë: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e kushteve për integrimin në BE
Next Article Florence Pugh për procedurat kozmetike pas komenteve për pamjen e saj: Jam 30 vjeç, fytyra dhe trupi im po ndryshojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?