By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Kulturë

Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!

admin
Last updated: 07/05/2024 13:27
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga: Sam Jones / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Një pikturë e humbur e Krishtit të fshikulluar dhe me kurorën me gjemba, e realizuar nga e Caravaggio – dhe që gabimisht iu atribuua dikujt tjetër, gati për t’u shitur për vetëm 1 500 euro – do të shfaqet në Muzeun Prado në Madrid, tri vjet pasi zbulimi tronditi botën e artit dhe bëri bujë në mbarë globin.

Ecce Homo, me përmasat 111 centimetra me 86 centimetra, i ishte atribuuar rrethit të artistit spanjoll të shekullit XVII, José de Ribera – atëherë kur u ofrua për shitje në një shtëpi ankandi në Madrid në prill të vitit 2021. Por, diçka për pikturën dhe cilësitë e saj të shkëlqyeshme i detyroi ekspertët në Spanjë dhe në Itali që ta rishqyrtojnë këtë vepër.

Derisa koleksionistët anembanë botës rrinin me ankth për krijuesin e mundshëm të pikturës, ekspertët në Prado e kontaktuan Ministrinë e Kulturës të Spanjës e cila shpejt lëvizi për të vendosur ndalimin e shitjes jashtë vendit. Qeveria rajonale e Madridit gjithashtu ia dha shpejt pikturës statusin e trashëgimisë së mbrojtur, për ta mbajtur atë brenda vendit.

Të hënën, nga Prado thanë se piktura e cila u ble nga një person anonim nga familja e cila e zotëronte atë për breza të tërë, do të shfaqet në muze nga 28 maji e deri në tetor.

Drejtori i Prado-s, Miguel Falomir, tha se pronari i ri i pikturës kishte punuar me ekspertët për ta rikthyer Ecce Homo-n në lavdinë e mëparshme, si dhe për të bërë bashkë historinë e udhëtimeve të saj. “Kemi zbuluar se ky me të vërtetë është një Caravaggio; pikturë që u soll në Spanjë në shekullin XVII dhe që i atribuohet piktorit italian”, tha Falomiri. “Gjatë pushtimit të Napoleonit, u largua nga koleksioni mbretëror dhe qëndroi në një koleksion privat familjar në Madrid që nga shekulli XIX. Së fundmi, familja vendosi t’ia shesë pikturën një blerësi privat dhe ky person u interesua që kjo vepër shumë e rëndësishme të ekspozohet në Prado”.

Falomiri tha se muzeu është i lumtur sepse ky është vendi i zgjedhur ku vepra do të shfaqet për publikun dhe për kritikët. “Është mundësi e madhe për të cilën jemi të emocionuar”, tha ai. “Jemi po ashtu të lumtur se kjo vepër e shkëlqyeshme arti do të qëndrojë në Spanjë dhe do të bëhet pjesë e kulturës së Spanjës”.

Piktura para restaurimit

David García Cueto, kreu i pikturës italiane dhe franceze të para vitit 1800 në Prado, tha se muzeu është shumë i lumtur që ka një Caravaggio të dytë në koleksionin e vet – megjithëse përkohësisht. Caravaggio i vetëm i muzeut është Davidi me kokën e Goliathit, e cila u pikturua në Romë rreth vitit 1600 kur artisti që bënte jetë të vështirë ishte 30 vjeç.

“Deri atëherë kishte arritur pjekurinë stilistike, përmes përdorimit të tij të rafinuar të dritës dhe hijes që e lejoi të kapte realitetin nga afër”, tha García Cueto. “Evolucioni stilistik i Caravaggios – në 10 vjetët e fundit të jetës – ishte mjaft inovativ, ekspresionist, i lirë dhe goditës. Ecce Homo, e pikturuar rreth viteve 1607-1610, ofron një vizion plotësues të punës së vonshme të Caravaggios dhe përmbledh më të mirën e stilit të mjeshtrit”.

Zbulimi i pikturës çoi në një luftë ofertash që ka të ngjarë të ketë kulmuar me çmimin e blerjes prej dhjetëra miliona eurove.

Tre vjet më parë, Massimo Pulini – historian arti dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura të Bolonjës – i tha Guardian-it se ai e kishte identifikuar pikturën si Caravaggio, kur një mik i tij tregtar i antikiteteve ia dërgoi me email një foto të katalogut të ankandit.

“Kur e pashë pikturën, nuk u besova syve”, tha Pulini. “Ndikimi ishte i menjëhershëm saqë në vend kuptova se ky ishte një Caravaggio. Ishte si të takoje dikë në rrugë e të cilin nuk e ke parë për një kohë të gjatë. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodh në momente të caktuara kur, në një milisekondë, e ke përshtypjen të tillë. Shpesh bëhet fjalë për instinktin”.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet “krahu i djathtë” i Shaqir Fetahut, Adem Çoreski, për blerje votash në Çashkë
Next Article Rama: Korrupsioni nuk është mundur, ka shumë për të bërë dhe vetë brenda PS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?