By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren
Kulturë

“Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren

admin
Last updated: 28/07/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit, i cili po zhvillohet në hapësirën DokuKino Plato në Prizren do të përmbyllë ciklin e shfaqjeve për muajin korrik me filmin “Butterflies” nga regjisori turk Tolga Karaçelik.

Sipas organizatorëve, gjatë këtij muaji Kinemaja Verore ka sjellë një seri filmash nën temën “Përtej rebelimit dhe absurdit”, duke trajtuar forma të ndryshme të zbulimit të identitetit, marrëdhëniet familjare dhe shoqërore, si dhe mënyrën se si kinemaja na nxit të reflektojmë mbi barrierat që ndërtohen në shoqëri.

Programi nisi me filmin “Persepolis”, me regji nga Marjane Satrapi dhe Vincent Parannoud, ndërsa javën pasuese u shfaq filmi “Corpus Christi”, me regji nga Jan Komasa.

Ndërsa filmi i fundit për muajin korrik, “Butterflies” sjell historinë e tre vëllezërve dhe motrave të larguar prej njëri-tjetrit, e cila ndërthuret me motive surrealiste të jetës rurale. Përmes një rrëfimi që kombinon absurdin me realitetin e përditshëm, filmi eksploron mënyrën se si njerëzit përballen me dhimbjen, traumën, identitetin dhe konceptin e familjes.

Me një qasje që ndërthur elemente serioze dhe humoristike, “Butterflies” dekonstrukton idetë tradicionale mbi familjen dhe përkatësinë, duke sjellë një reflektim mbi marrëdhëniet njerëzore dhe sfidat personale.

Filmi është vlerësuar me Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance në vitin 2018.

Shfaqja e “Butterflies” do të mbahet të premten më 31 korrik, në DokuKino Plato në Prizren, duke filluar nga ora 20:30.

Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia, si dhe nga DokuFest.

You Might Also Like

TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

ËNDRRA

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

In Memoriam: Dolly Parton (1946-2026) – karriera e pashoqe që përmbysi klishetë e muzikës kantri

MALL E KEQARDHJE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vinicius Jr përballet me fatin e Sergio Ramos në Real Madrid
Next Article 50 Cent tallet sërish me Diddy-n pas raportimeve se u dërgua në izolim në burg
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?