Partia e Lirisë thotë se ka prioritet zhvillimin e një turizmi të qendrueshëm. Në një deklaratë për mediet Sekretarit për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë, Fllohe Vojka, tha sot se për apartamentet dhe njësitë e tjera banimi që jepen me qira ditore nuk do të përjashtohen nga tatimi në burim.
“Tatimi në burim prej 15% mbi të ardhurat bruto nga qiratë ditore tejkalon 30% të të ardhurave neto për këto biznese, pas zbritjes së shpenzimeve si pastrimi, energjia, uji, mirëmbajte,kosto të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, tarifa te Booking & AirBnB, etj”, tha Vojka.
Sipas tij ky taksim “stimulon informalitetin dhe detyron shumë individë të kthehen te qiratë afatgjata, duke ndikuar negativisht në ofertën në sasi dhe çmim për akomodim”.
“Në programin e Partisë së Lirisë, me fokus të qartë në përmbushjen e pesë prioriteteve të saj, në unison dhe me programin politik të koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ne mbështesim zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm”, u shpreh Vojka.
“Si mbështetje ndaj familjeve shqiptare për të rritur mirëqenien e saj, do të ofrojmë që çdo qytetar që angazhohet të akomodoj turistët vendas e të huaj ne pronën e tyre, të jetë i përjashtuar nga Tatimi në Burim për të ardhurat nga qiradhënie ditore për një periudhë pesëvjeçare”, tha Vojka.
Sipas tij kjo do të nxisë formalizimin e këtij sektori dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
“Gjithashtu këto individë do të mbështeten dhe me kredi të buta dhe mekanizma të tjerë financiare për ndihmën ne investime ne pasuri të paluajtshme në funksion të turizmit”, tha Vojka.
