By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur/ Skema e rikonstruksionit të Komisariateve zbardhet nga celulari i ish-zëvendës ministrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur/ Skema e rikonstruksionit të Komisariateve zbardhet nga celulari i ish-zëvendës ministrit
Shqipëri

Plarent Ndreca zyrtarisht i pandehur/ Skema e rikonstruksionit të Komisariateve zbardhet nga celulari i ish-zëvendës ministrit

admin
Last updated: 25/10/2024 23:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekuestrimi i celularit të profesorit të Arkitekturës dhe ish-zëvendës ministrit të Zhvillimit Urban në qeverinë “Rama 1”, Gjon Radovani ka zbuluar skemën e projektimit dhe rikonstruksionit të disa komisariateve të vendit. Nën akuzë, është zyrtarisht i pandehur deputeti Plarent Ndreca.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe bëhet fjalë për shkelje të konstatuara gjatë kohës që ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Në këtë kohë, ky dikaster drejtohej nga Sandër Lleshaj.

Bëhet me dije se prokurorja e SPAK, Dorina Bejko ka arritur në konkluzionet paraprake se Plarent Ndreca si zyrtarë i lartë i shtetit dhe persona të tjerë, po ashtu zyrtarë, kanë shkelur ligjin dhe duhet të përballen me faktet penale në gjykatë.

“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal”, ka njoftuar SPAK këtë të premte.

Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje nga një raport i Kontrollit të Lartë i Shtetit, i cili ka audituar të gjitha procedurat e ndjekura nga Ministria ne Brendshme për projektimin dhe rikonstruksionin e disa komisariateve policore në vend, gjatë kohës që ministër ishte Sandër Lleshaj.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të qetë në timon: Si të ulni stresin dhe ankthin kur jeni në trafik
Next Article Banorët e Fierit pas tërmetit: Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?