By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia austriake ka arrestuar edhe një person lidhur me tentimet për sulme terroriste në Vjenë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Policia austriake ka arrestuar edhe një person lidhur me tentimet për sulme terroriste në Vjenë
Maqedoni

Policia austriake ka arrestuar edhe një person lidhur me tentimet për sulme terroriste në Vjenë

admin
Last updated: 09/08/2024 17:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 gusht – Është arrestuar edhe një person për lidhje me tentimin për sulme terroriste në Vjenë që ishin planifikuar gjatë koncerteve të këngëtares amerikane Tejllor Svift, njoftuan autoritetet austriake.

Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Iraku i cili kohët e fundit i është bashkuar Shtetit Islamik.

“Është arrestuar një djalë 18-vjeçar nga Iraku. Ai ka qenë në kontakt me autorin kryesor, por nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me planet për sulm. Por, siç arritëm të mësojmë, ai ka dhënë betimin për besnikëri ndaj Shtetit Islamik më 6 gusht”, tha Gerhard Karner, ministër i Punëve të Brendshme i Austrisë.

18-vjeçari është personi i tretë i arrestuar në lidhje me organizimin e këtyre sulmeve terroriste, pasi një ditë më parë policia austriake arrestoi dy persona, një 19-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, si dhe një 17-vjeçar që ka punuar në stadiumin ku duhej të mbahej koncerti. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezik në rritje të terrorizmit të shkaktuar nga dega afgane e grupit terrorist Shteti Islamik.

“Për fat të keq, dy rreziqe të identifikuara në raportet e viteve të fundit janë bërë evidente. E para është rreziku që ISIS-K, dega e Shtetit Islamik në Afganistan, të kryejë sulme terroriste jashtë vendit. Rreziku i dytë, i cili u materializua në periudhën raportuese, lidhet me riaktivizimin e celulës së grupit terrorist”, thonë nga Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë autoritetet austriake tashmë i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut të kontrollojë 19-vjeçarin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Megjithëse disa media raportuan se Beran Aliji ishte me origjinë nga Gostivari, policia sot nuk donte të zbulonte më shumë detaje rreth këtij personi ose të konfirmonte identitetin e tij, duke theksuar se ky informacion është konfidencial dhe nuk do të zbulohet gjatë kontrolleve.

Policia austriake njoftoi një ditë më parë se personi i arrestuar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka pranuar veprën, ndërsa qëllimi i tij ka qenë që me makinë të futej në turmën e njerëzve të mbledhur para koncertit dhe më pas të përdorte hanxharë dhe thika për të vrarë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Në çdo koncert të Tejllor Svift pritej të marrin pjesë më shumë se 60 mijë, si dhe 20.000 të tjerë para stadiumit për të ndjekur paraqitjet e saj.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit
Next Article Arrestimi në Vjenë – Beran Aliji ka qenë djalë i mirë thonë fqinjët e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?