By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Policia përdori lëndë që përdoren në BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Policia përdori lëndë që përdoren në BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
Shqipëri

“Policia përdori lëndë që përdoren në BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë

admin
Last updated: 23/07/2026 12:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha sot nga seanca e Kuvendit se lëndët irituese të përdorura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve janë profesionale, dhe përdoren në vende të BE-së dhe SHBA-ve.

“Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ministri Lamallari.

Në vijim të replikës së tij, ministri kritikoi ashpër qëndrimin e opozitës ndaj akteve të dhunës në protesta, duke theksuar se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunën dhe tentojnë të fshihen pas protestuesve.

“Lajmi nuk është spray i përdorur. Lajmi është që partia e ‘molotovarëve’ është shndërruar në parti të ‘skuthave’, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuç dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë,” deklaroi Lamallari.

Ministri i Brendshëm i kërkoi PD-së që të largojë njerëzit me kapuç përpara se t’i largojë Policia.

“Largoni njerëzit me kapuç përpara se t’i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t’i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë,” përfundoi ministri Lamallari.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spasovski: Me reformat e VMRO‑DPMNE po krijohet administratë efikase dhe rritje pagash prej 40 për qind
Next Article Volkswagen Atlas 2027 – më modern, më i fuqishëm dhe më i kushtueshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?