By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Politika shqiptare në vend diskutabile, nëse Sela bashkon forcat me VLEN-in
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Politika shqiptare në vend diskutabile, nëse Sela bashkon forcat me VLEN-in
Maqedoni

Politika shqiptare në vend diskutabile, nëse Sela bashkon forcat me VLEN-in

admin
Last updated: 21/04/2025 20:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Koalicioni VLEN brenda javës pritet të shkrihet në një parti politike pa Taravarin, por jo me elanin dhe intensitetin e njëjtë, sikurse në momentet e hyrjes në Qeveri. Vlerësimi i tillë i politologut, Qani Nuhiu, përjashton mundësinë edhe të zëvendësimit të Taravarit me Selën në Qeveri ose të bashkëpunimit VLEN-Sela në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, mungon konfirmimi nga Sela se do të bashkonte forcat me fuqinë politike shqiptare në pushtet.

“Derisa nuk kemi konfirmim nga subjekti i Zijadin Selës, unë diçka të tillë e marr me rezervë. Jam skeptik për diçka të tillë, pasi e shihni se çdo parti politike, krahas votuesve total, ka edhe një pjesë të votuesve tradicional që zakonisht janë edhe kritik. Nuk do ta pranonin mirë diçka të tillë.”, – deklaroi politologu, Qani Nuhiu.

Nga ana tjetër, Taravari, i cili kumtoi garimin me lista të veçanta këshilltarësh, tani në heshtje, sa i takon veprimit të mëtejmë.

Politologu Nuhiu thotë se vendimi definitiv është herët të dihet, pasi varet nga relacionet, që do të zhvillojë Taravari me BDI-në, krahun e Selës, por edhe nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Kurti, i cili konsiderohet si përkrahës kryesor i Taravarit.

Sipas politologut Nuhiu, trazirat e nisura në VLEN mund të kenë prapavijë edhe zgjedhjet parlamentare.

“Partitë në mënyrë interne mund të përgatiten edhe për diçka edhe më të madhe, e këto mund të jenë edhe zgjedhjet parlamentare, që nuk është e pamundur, pasi me shkëputjen; nëse është definitive e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, atëherë kemi një realitet të ri politik që mund të sjellë edhe deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato lokalet.”, – theksoi politologu, Qani Nuhiu.

BDI në vazhdimësi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, cili do të ishte pozicionimi i VMRO-DPMNE-së? Kryeministri Mickoski ka kundërshtuar zgjedhjet e parakohshme.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozim-raporti i raportuesit për RMV-në, 313 amendamente nga eurodeputetët
Next Article Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?