By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
Bota

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

admin
Last updated: 16/01/2025 00:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusinë se po planifikon akte sabotazhi në mbarë botën, mes tyre “akte terroriste” kundër linjave ajrore.

Zoti Tusk i bëri komentet në Varshavë në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin ukrainas Volodymr Zelenskyy.

“Nuk do të hyj në detaje, por mund të konfirmoj se ekziston frika se Rusia po planifikon akte terrori kundër linjave ajrore, jo vetëm kundër Polonisë, por në mbarë botën”, tha ai.

Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme perëndimore se Rusia ka paguar për akte sabotazhi dhe sulme në Evropë.

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë se zbulimi rus qëndron pas një disa komplotesh duke vendosur pajisjeve shpërthyese në aeroplanë që tranportonin mallra e produkte, e që fluturonin drejt Amerikës së Veriut. Mes tyre dy aeroplanë që morën flakë vitin e kaluar në Gjermani dhe Angli, ndërsa po ngarkonin pako për transport.

Qeveria e Varshavës, me qasje pro Bashkimit Evropian, thotë se Rusia po kryen akte të luftës hibride kundër Polonisë dhe vendeve të tjera perëndimore si hakmarrje për mbështetjen që ato po i japin Ukrainës, në luftën e saj kundër agresionit rus.

Polonia ka akuzuar Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, për nxitje të një krize emigracioni në kufirin lindor të BE-së me Bjellorusinë, në mënyrë që të krijojë kaos dhe përçarje në Evropë.

Vitin e kaluar, ministri i jashtëm i Polonisë urdhëroi mbylljen e një prej tre konsullatave ruse në këtë vend, si përgjigje ndaj akteve të sabotazhit, që përfshinin ndër të tjera, zjarrvënie të qëllimta, që siç tha ai, ishin porositur nga Moska./VoA

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!
Next Article Shpërthim në një ndërtesë banimi në Tbilisi, një i vdekur dhe disa të plagosur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?