By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prej sot, të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje në automjetet që janë sekuestruar përkohësisht ose përgjithmonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prej sot, të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje në automjetet që janë sekuestruar përkohësisht ose përgjithmonë
Maqedoni

Prej sot, të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje në automjetet që janë sekuestruar përkohësisht ose përgjithmonë

admin
Last updated: 14/07/2025 14:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Sipas ndryshimeve të reja të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, prej sot të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje te automjetet të cilat përkohësisht ose përgjithmonë janë sekuestruar, ndërsa me të cilat disponon Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar, informoi sot drejtoresha e Agjencisë Irena Ilievska, në sesionin e 17-të të Grupit të punës 4 – Drejtësi, liri dhe siguri (Kapitulli 24) me temën “Efikasiteti i përgjigjes institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në rekomandimet e BE-së për konfiskim dhe menaxhim me pronën të fituara nga krimi”, në organizim të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK).

Siç sqaroi Ilievska, deri tani me këto automjete kanë mundur të menaxhojnë vetëm Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa prej sot do të munden edhe institucionet shtetërore të cilat do të dorëzojnë kërkesë në Agjencinë për menaxhim me pronën e konfiskuar.

“Sipas ndryshimeve të fundit të cilat janë miratuar dhe të cilat tani janë në fuqi, ndryshimi më i fundit është se transferimi i automjeteve në institucionet shtetërore së pari ishte mundësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë tani me ndryshimet të cilat i propozoi vetë Agjencia, meqenëse kuptuam se automjetet po prishen dhe disa prej tyre mund të shiten për ata që kanë përfunduar procedurat më në fund, megjithatë, për ato që janë sekuestruar përkohësisht, as shitja dhe as transferimi nuk ishin të mundura, kështu që propozuam ndryshime të reja ligjore që hyjnë në fuqi sot. Me këto ndryshime, të gjitha institucionet shtetërore që paraqesin një kërkesë në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar mund të marrin automjetet”, tha Ilievska.

Agjencia, shtoi ajo, ka në dispozicion diku rreth 1700 deri 1800 automjete, një pjesë e tyre janë marrë përkohësisht, ndërsa një pjesë përgjithmonë, pra, siç tha, për to tërësisht ka përfunduar procedura. Sipas ndryshimeve ligjore, Ilievska sqaroi se ekzistojnë dy kategori, pra transferimi i mjeteve të cilat janë marrë përfundimisht dhe transferimi i automjeteve që janë sekuestruar përkohësisht.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtrenjtohen benzinat dhe dizeli për 1,5 denarë
Next Article VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi kulturën shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?