By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë
Shqipëri

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

admin
Last updated: 21/08/2026 18:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ksamil, 21 gusht Zhurnal.mk – Pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në një beach-bar në Ksamil, ka reaguar edhe “Principote Mykonos”, biznesi i njohur në ishullin grek.

Në një deklaratë publike, Principote Mykonos sqaron se nuk ka asnjë marrëdhënie biznesi apo bashkëpunimi me lokalin në Ksamil, pavarësisht përdorimit të së njëjtës markë.

Sipas kompanisë greke, emri “Principote” është përdorur në mënyrë të paligjshme nga biznesi në Ksamil dhe, për këtë arsye, ndaj tij janë ndërmarrë edhe procedura ligjore.

“Principote Mykonos” thekson se qëllimi i veprimeve ligjore është ndalimi i përdorimit të emrit dhe mbrojtja e reputacionit ndërkombëtar të markës, duke argumentuar se lokali shqiptar po përfiton në mënyrë të padrejtë nga emri i krijuar prej tyre ndër vite.

“Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një biznes që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar, i cili po përdor ilegalisht emrin tonë dhe kundër të cilit kemi ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim që ta ndalojmë atë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve të ofrimit të shërbimeve të nivelit më të lartë”, thuhet në reagimin e ‘Principote’ Mykonos.

Reagimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë. Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata, ndërsa autoritetet kanë proceduar edhe persona të tjerë të lidhur me ngjarjen.

Me këtë deklaratë, Principote Mykonos kërkon të bëjë të qartë se lokali në Ksamil nuk është pjesë e biznesit të tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me markën greke.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri
Next Article NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?