Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Kuvendi i Kosovës nw seancwn e sotme ka miratuar me 89 vota për Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale është miratuar me 85 vota për.
Të dy projektligjet kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe këtyre dy shteteve në çështjet penale.

