By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prof. Dr. Kimet Jusufi renditet në mesin e 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prof. Dr. Kimet Jusufi renditet në mesin e 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë
Maqedoni

Prof. Dr. Kimet Jusufi renditet në mesin e 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë

admin
Last updated: 08/10/2026 12:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 8 tetor, argument.mk/ – Universiteti i Tetovës ka shënuar një tjetër sukses në fushën e kërkimit shkencor. Prof. Dr. Kimet Jusufi nga Departamenti i Fizikës është përfshirë në listën vjetore “Top 2% Scientists 2026”, e cila përfshin studiuesit me ndikimin më të lartë në komunitetin shkencor botëror, transmeton argument.mk/.

Sipas Universitetit të Tetovës, në këtë renditje Prof. Dr. Jusufi është pozicionuar i pari ndër studiuesit nga Maqedonia e Veriut të përfshirë në listë.

Renditja bazohet në tregues bibliometrikë që matin ndikimin e publikimeve dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore të studiuesve. Universiteti i Tetovës vlerëson se përfshirja e Jusufit në këtë listë dëshmon për jehonën dhe ndikimin e punës së tij në komunitetin shkencor ndërkombëtar.

Për Universitetin e Tetovës, kjo arritje përbën një vlerësim të rëndësishëm dhe një dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, ekselencës akademike dhe afirmimit ndërkombëtar të veprimtarisë shkencore.

“Ky sukses është edhe burim krenarie dhe frymëzimi për studentët, studiuesit dhe brezat e rinj akademikë, sepse dëshmon se puna cilësore mund të arrijë nivele të larta të vlerësimit në arenën shkencore ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tetovës.

Universiteti e ka përgëzuar Prof. Dr. Kimet Jusufin për këtë arritje dhe për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin e shkencës, duke theksuar edhe rolin e tij në rritjen e prestigjit ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës.

Sipas burimit të cituar nga universiteti, TOPSCINET, renditja është bazuar në të dhënat e Elsevier Data Repository.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BM-ja dhe Gjermania partneritet të ri sigurie kundër kërcënimeve hibride
Next Article Rubio: I shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?