By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë
Maqedoni

Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë

admin
Last updated: 30/06/2025 19:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor – Televizioni Alsat ka arritur të zbardh indikacione që lidhen me keqpërdorime mbi procesin e regjistrimit të popullsisë nga dy ish drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe Ilmi Selami.

Pranimi i 5650 laptopëve të nevojshëm për procesin e regjistrimit nuk është bërë në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Entit dhe Telekomit të Maqedonisë.

Marrëveshja ka parashikuar formimin e një trupi të pavarur që përcakton, vlerëson dhe pranon porosinë, por kjo nuk ka ndodhur. Pranimi është bërë nga dy drejtorët të cilët e kanë nënshkruar aktin.

“Dërgesën e nënshkruajnë me emër dhe mbiemër të plotë personat e caktuar nga ana e palës në marrëveshje, përkatësisht pjesëtarët e grupit të punës për pranim teknik të aparaturës, grup i cili formohet nga Enti Shtetëror i Statistikave….”, thuhet në marrëveshjen mes ESHS-së dhe Telekomit

Kjo shkelje ishte evidentuar edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit.

“Dokumenti që i referohet pranim dorëzimit të laptopëve është nënshkruar nga drejtori më datë 18.12.2020, akt që nënkupton se prokurimi i ka përmbushur aspektet kualitative dhe kuantitative, por që bie në kundërshtim me nenin 6 të marrëveshjes ku është theksuar në mënyrë taksative se: Për nevojat e prokurimit publik formohet grup pune me obligimin për të bërë pranimin teknik të laptopëve dhe të vlerëson kualitetin dhe kuantitetin e tyre”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizion.

Për të mos mjaftuar me kaq, Simovski dhe Selami kanë bërë tre anekse në marrëveshje, duke mos shpallur prokurim publik. Këtë e kanë bërë në marrëveshje me palën tjetër, pra Telekomin.

“Pas realizimit të marrëveshjes, me operatorin e përzgjedhur janë lidhur edhe 3 anekse në kuadër të marrëveshjes me vlerë prej 30.225.000 denarë, por pa zbatuar tender apo prokurim publik. Aty është potencuar se marrëveshja është lidhur me pajtimin e dy palëve”, thonë tutje nga Enti Shtetëror i Revizion.

Dokumenti që dëshmon indikacionet për shkelje ligjore, sipas informacioneve tona ndodhet në Entin Shtetëror të Statistikave. Në gjah të kësaj dëshmie, jo zyrtarisht është lëshuar Prokuroria e ndjekjes së krimit të organizuar dhe Policia Financiare. Nën hetimin e këtyre dy organeve ligj zbatuese janë përfshirë edhe procedurat tjera të Regjistrimit të Popullsisë, përfshi aplikacionin, materialet propagandistike, internet kartelat dhe fushata për informimin e qytetarëve mbi qëllimin e regjistrimit të popullsisë./ Alsat.mk

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska Koçoska: Industria po merr kurs të qëndrueshëm të rritjes
Next Article Izet Mexhiti pret Albin Kurtin në kufi: “Mirë se erdhe, mik, vëlla dhe udhëheqës i një shteti që na qëndron pranë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?