By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria hapi lëndë për ofiqarët e korruptuar që kurorëzojnë “në të zezë” dhe marrin para nga qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria hapi lëndë për ofiqarët e korruptuar që kurorëzojnë “në të zezë” dhe marrin para nga qytetarët
Maqedoni

Prokuroria hapi lëndë për ofiqarët e korruptuar që kurorëzojnë “në të zezë” dhe marrin para nga qytetarët

admin
Last updated: 31/07/2026 11:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Prokuroria Publike ka hapur lëndë pas publikimit të hulumtimit të Slloboden Peçat për ofiqarët që kurorëzojnë çifte në restorante dhe hotele e që marrin para në dorë, pa e paguar tarifën prej 10.500 denarësh në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konfirmoi Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski.

Siç raportohet, një nga këto ofiqarë dje është shkarkuar nga puna në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë. Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ende është i mendimit se çështja është “jozyrtare”.

“Lidhur me pretendimet se ofiqarët e punësuar kanë bërë kurorëzime jashtë mjediseve të tyre zyrtare pa e paguar tarifën e përcaktuar, pa bërë kërkesë dhe pa miratimin nga drejtori i DULA-s, ju informojmë se deri më sot pranë drejtorisë nuk ka arritur asnjë denoncim zyrtar, ankesë apo njoftim nga palët e interesuara mbi bazë të të cilave mund të iniciohet procedurë disiplinore. Sipas rregulloreve ligjore procedurat disiplinore nuk mund të iniciohen vetëm në bazë të informacioneve jozyrtare”, thotë Fazliu.

Sipas përgjigjes së Fazliut, nga viti 2014 deri më sot, as ky drejtor dhe as paraardhësit e tij nuk kanë ngritur ndonjëherë procedurë disiplinore kundër ndonjë ofiqari për shkak të kësaj praktike, por drejtori premton se do të “kryejë revizion shtesë për të përcaktuar nëse ka rrethana që do të tregonin për sjellje të mundshme në kundërshtim me rregulloret në fuqi”. Nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti në qytetin e Shkupit ai ka lëshuar vetëm 316 leje për kurorëzim jashtë mjediseve zyrtare.

Dokumenti i brendshëm i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë “Procedura për lëshimin e lejeve për kurorëzim jashtë mjediseve zyrtare” parashikon një procedurë të saktë dhe precize. Sipas këtij dokumenti, pala duhet të dorëzojë një kërkesë në zyrën e regjistrimit të DULA-s, të cilën nëpunësi do ta regjistrojë në regjistër, pas çka duhet ta përcjellë tek një nëpunës tjetër. Ai, nga ana tjetër, e kontakton bashkëshortin dhe bashkëshorten e ardhshme, të cilët pastaj dorëzojnë dokumente personale dhe një fletëpagesë për tarifën e paguar. Bazuar në këtë fletëpagesë, përgatitet miratimi që ofiqari të mund ta kryejë kurorëzimin në terren.

Sa kurorëzime jashtë kësaj procedure janë lidhur në vend do të tregojë hetimi i Prokurorisë. Raporti i fundit i revizorëve mbi punën e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në vitin 2019 tregon vrimë tektonike në aspektin e pagesave.

Siç raportoi Slloboden Peçat në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë ka ofiqarë që kurorëzojnë çifte në restorante dhe hotele, pa e paguar tarifën prej 10.500 denarësh për fletëpagesë.

Në vend të kësaj, gjysma e shumës i paguhet në dorë ofiqarit, ndërsa buxheti i shtetit mbetet bosh. Një nga mënyrat me të cilat, ofiqari mund të “mbulohet”, është që ta evidentojë kurorëzimin sikur të ishte lidhur brenda mjediseve të DULA-s (që kushton vetëm 150 denarë) edhe pse ai është lidhur në terren.

Një nga arsyet se pse ofiqarët vendosin të kryejnë një krim të tillë është se ata paguhen jashtëzakonisht pak, paratë që nuk i marrin nga Drejtoria për punën e tyre, ua marrin të sapomartuarve.

Për një kurorëzim të lidhur jashtë mjediseve zyrtare të DULA-s paguhet kompensim për tre orë punë jashtë orarit të punës, në përputhje me Ligjin për nëpunësit administrativë. Një kompensim i tillë prej 300 deri në 600 denarë për kurorëzim në restorant bën që ofiqarët të mos duan fare të kryejnë dasma në terren, nëse nuk “pikon” diçka.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spanja mbyll pikëkalimin kufitar Melilla me Marokun pas tentativës për hyrje masive
Next Article DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?