By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hodhën molotov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hodhën molotov
Shqipëri

Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hodhën molotov

admin
Last updated: 26/04/2024 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ashtu siç ishte paralajmëruar, përfaqësues të Opozitës dhe Aleancës për Teatrin u mbledhën ditën e sotme për rreth 2 orë në protestë para Bashkisë së Tiranës. Pas disa minutash nga nisja e protestës, u hodhën molotov dhe sende të tjera para godinës së Bashkisë së Tiranës.

I menjëhershëm ishte reagimi i forcave policore që bënë të mundur normalizimin e situatës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Para godinës së Bashkisë së Tiranës kishte forca të shumta policore, të cilat kësaj radhe ishin përforcuar pasi kishte prani dhe të punonjësve të repartit “Shqiponja”.

Në minutat e fundit të tubimit, protestuesit vendosën litar për të tërhequr kangjellat metalike që bëjnë të mundur distancimin e uniformave blu me qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të arrijnë të çajnë kordonin e sigurisë. Pak më vonë, protestuesit u shpërndanë.

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë që protestonin kërkonin që të lejoheshin të hynin në institucion për të marrë përgjigje në lidhje me kërkesën e tyre për transparencë të fondeve. Tubimi përpara Bashkisë së Tiranës erdhi pas 3 urdhër-arresteve që SPAK-u lëshoi më 28 Mars për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, Veliaj është pjesë e aferave në të cilën janë përfshirë disa prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për abuzime me tenderat dhe përfitimet e milionave përmes kompanisë “5D”. Opozita dhe Aleanca për Teatrin kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe arrestimin e tij.

Gjatë ditës së sotme, uniformat blu kanë arrestuar 2 protestues që ishin në kërkim që nga tubimi i të premtes së shkuar, ku u hodh gjithashtu molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article FIZHT me thirrje të re publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”
Next Article Nënshkruhet marrëveshja për industrinë kreative

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?